Kuvend Tahiri prezanton ligjin per policine e shtetit Ndreu Ta votojme do pershtatet rruges

Kuvend, Tahiri prezanton ligjin per policine e shtetit, Ndreu: Ta votojme, do pershtatet rruges

Ministri i Brendshëm prezantoi sot në kuvend projektligji për policinë e shtetit që sipas tij hedh një hap të rëndësishëm në depolitizimin e policisë së shtetit dhe vendosjen në bazë të meritokracisë. Tahiri deklaroi se ky projekt ligj shumë i rëndësishëm i jep fund kaotizmit në policinë e shtetit duke i hapur rrugë rritjes së cilësisë dhe mundësisë për të bërë karrierë jo në bazë të postit apo gradës por në bazë të meritës.

Ministri Tahiri iu përgjigj pyetjes së deputetit të Lëvizjes Socialistë për Integrim Luan Rama lidhur me heqjen e gradave nën inspektor dhe kryeinspektor, duke theksuar se heqja e këtyre dy gradave është bërë pas konsultimeve me partnerë ndërkombëtare, pasi sipas tij ato janë fiktive dhe se ngritja në karrierë tashmë do të bëhet në bazë të meritës jo gradës.

Duke folur nga foltorja e kuvendit rreth projektligjit për policinë e shtetit, deputeti i PS, Pjerin Ndreu i cili bashkë me disa deputetë të tjerë të majtë kishte shprehur kritika për këtë projektligj u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë ligj për të cilin siç u shpreh ka ndonjë rezervë të vogël, por që do të mundet të përshtatet kohë pas kohe.

Sipas Ndreut, nëse nuk mungon vullneti politik policia mund të nxjerrë në pah të gjithë kapacitetin e vet që nuk i mungon dhe provë më e mirë për këtë sipas Ndreut është aksioni në Lazarat.

Draftet më të rëndësishme per tu diskutuar gjate seances se sotme

- Projektligji për miratimin e strategjisë së sigurisë kombëtare.

- Projektligji për sigurimet shoqërore

- Projektligji për barnat dhe shërbimin farmaceutik

- kontrata  me shoqërinë “Eurocopter” për blerje helikopterësh

- Planifikimi dhe zhvillimi i territorit

- Policia e Shtetit

- Marrëveshja për zgjidhjen e kontratës me Shoqërinë CEZ, a.s.

- Ndarja administrativo-territoriale

- Struktura e re e ILDKPKI-së

- Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë

- Kodi i Procedurës Penale

- Projektligji për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative.

- Projektligji për organizimin dhe funksionimin e KLD-së

- Projektligji për dhënie amnistie

- Kodi Doganor


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama