Kujdes nga mishi qe konsumoni

Kujdes nga mishi qe konsumoni

Disa sëmundje kalojnë nga kafshët tek njeriu dhe ato  mund të jenë të rrezikshme nëse mishi që konsumojmë është i pakontrolluar. Specialistët e shëndetit publik thonë se antraksi, bruceloza, salmonelozat janë vetëm disa nga sëmundjet që merren nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët, por dhe nëpërmjet konsumimit të produkteve blegtorale të papërpunuara. Njerëzit më të rrezikuar janë blegtorët, veterinerët dhe kasapët.

 

Njerëzit mund të infektohen nga përdorimi i papërpunuar i produkteve, siç janë qumështi dhe nënproduktet e tij, ku nënkuptojmë, djathëra të pastazhonuar me kriposje, ku rekomandohet të paktën 3 muaj para se të dalin për konsum, gjithashtu konsumimi i mishit i përpunuar termikisht. Këtu bëhet fjalë edhe për sëmundje që kanë një impakt dhe janë tepër të rrezikshme.

 

Tani po vjen sezoni i verës dhe duhet të kemi kujdes me higjienën dhe gatimin në temperatura të larta. Salmoneloza kërcënon më shumë në këtë periudhë. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama