Kosova Klinika? Pa leje nje ndertese derrase. Berishen e vleresoj

Kosova: Klinika? Pa leje nje ndertese derrase. Berishen e vleresoj

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka mohuar akuzat ndaj tij për klinikën e tij private, e cila pretendohet që është pa leje.

Gjatë intervistës në emisionin “Top Story”, Kosova tha se pa leje është vetëm një ndërtesë prej dërrase sipër klinikës së tij, të cilën kërkon ta legalizojë.

“Pa leje?! Asnjëherë! Klinikën e kam 20 vjet që e kam ndërtuar. Të gjithë qytetarët e dinë që kam kontakt me sistemin shëndetësor publik. Në 2004 më hoqën nga drejtori, nuk ishte një prej ditëve më të mira. Fakti është që Rama më ka ndihmuar, me ndërhyrjen e Blushit, fakti është që unë e kisha me hipotekë klinikën e parë, por figuronte pa hipotekë. Rama më ka ndihmuar, më dha një të drejtë, ndryshoi planin e lagjes për atë që më takonte. Tani mbi klinikë ka një ndërtesë prej dërrase. Kërkoj legalizimin e kësaj, dua vetëm kaq, nëse më takon, nëse jo e heq. Është më mirë të jesh transparent dhe sa më shpejt çdo njeri ta kuptojë këtë, aq më i suksesshëm do të jetë”, tha Kosova

Kandidati i opozitës ka preferuar të shmangë pyetjet dhe akuzat e bëra publikisht nga Erion Veliaj, si dhe çështjen e Gërdecit. Ndërsa ka nënvizuar se ka mendimin më të mirë për ish-Kryeministrin Sali Berisha.

“Po cfarë lidhjeje ka kjo me kandidimin në Tiranë? Le të thëm një hollësi. Kur ka ndodhur Gërdeci kam qenë në Zvicër. Kur më lajmëruan që ka ndodhur jam lidhur me maternitetin dhe kam kërkuar të lirohej salla dhe ta ktheja në qendër të ndihmës së shpejtë. Ktheva shoferët në punë, ambulancat ishin të gjitha në dispozicion. Sa për Berishën kam mendimin më të mirë. Ai më la dorë të lirë për çdo projekt timin”, tha Kosova.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama