Kontrate njevjecare me malazezin Kukesi zyrtarizon nje sulmues

Kontratë njëvjeçare me malazezin, Kukësi zyrtarizon një sulmues

Kukësi vazhdon të bëjë lëvizje të njëpasnjëshme në merkato. Blerja e radhës së klubit verilindor është në repartin e sulmit, ku kjo skuadër ka shfaqur disa vështirësi në sezonin e kaluar.

2774a22b68b6e96564fa35dcc5f8e39a

Sot, klubit i është bashkuar edhe sulmuesi malazez Marko Scepanoviç, i cili ka lidhur një kontratë njëvjeçare me verilindorët, duke u vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Hasan Lika.

Sulmuesi 33 vjeçar vjen nga radhët e Mlladost në Malin e Zi, ku ka luajtur në tre sezonet e fundit. Ai luajti vitin e kaluar pikërisht kundër Kukësit në Ligën e Europës, duke i shënuar një gol verilindorëve.

Skerdilaid Sulozeqi



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama