Kelmendi shpallet kampione e Evropes

Kelmendi shpallet kampione e Evropes

Majlinda Kelmendi ka arritur një tjetër sukses të madh për vetën dhe vendin e saj. Majlinda u shpall kampione në kuadër të Evropianit që po zhvillohet në Francë, duke e fituar medaljen e saj të parë të kampiones në një ngjarje të tillë. Kjo është medalje e saj e dytë madhore, pas titullit botëror të fituar vitin e kaluar.

 

Majlinda Kelmendi ia ka zdritur fytyrën Kosovës edhe njëherë. Xhudistja pejane ka arritur të shpallet kampione në kuadër të Kampionatit Evropian që po mbahet në Francë.Kelmendi triumfoi në kategorinë e saj 52 kg, për ta fituar medaljen e saj të parë të artë në një Evropian. Majlinda u tregua më e suksesshme se rusja, Natalia Kuziutina, në finale, duke e mposhtur atë me pikë.

 

Ky është suksesi i radhës për Kelmendin, pasi vitin e kaluar e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Rio.

 

Kelmendi ka qenë në top-formë këtë vit, duke e fituar medaljen e artë edhe në dy turnet paraprak, në Samsun të Turqisë dhe në Paris, duke vazhduar kësisoj dominimin e saj absolut në xhudon botërore.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama