Inter Thohir konfirmon Mazzarrin

Inter, Thohir konfirmon Mazzarrin

Presidenti i Interit, Erick Thohir ka konfirmuar se aventura e teknikut Mazzarrit, në stolin zikaltër do të vazhdojë edhe për sezonin tjetër. Në takimin e zhvilluar sot midis Erick Thohir, Marco Fassone, Piero Ausilio dhe Walter Mazzarit është diskutuar për sezonin e ardhshëm dhe objektivat e Interit në merkaton e verës. I pyetur nga gazetarët se përse u zhvillua ky takim i cili vjen pas barazimit të tretë radhazi të skuadrës, Thohir u përgjigj: “Takimi ishte planifikuar më herët, dhe do të kemi një tjetër në fund të Prillit dhe në mesin e muajt Maj do të takohemi sërisht. Kjo ndodhë sepse unë mendojë se është e rëndësishme të përgatitemi për sezonin e ardhshëm. Periudha e transferimeve është shumë e shkurtër për shkak të Kupës së Botës dhe turneut amerikan. Këto janë takime të zakonshme që ne zhvillojmë. Ndoshta nuk janë të zakonshme në Itali, por për mua është diçka normale.”

 

Më pas i pyetur nga gazetarët se a beson akoma tek Mazzari, indoneziani tha:  “Nuk kemi asnjë problem. Lidhja jonë profesionale do të vazhdojë edhe për sezonin tjetër, por është shumë e rëndësishme që ne të përgatitemi për të. Sigurisht që ne do të rekrutojmë më shumë lojtarë, por në të njëjtën kohë duhet të jenë lojtarë të cilët ndajnë të njëjtin vizion me ne. Mendojë se kjo është e rëndësishme. Dhe ju tashmë i dini disa prej lojtarëve për të cilët po flasim.”

Sot gjithashtu është konfirmuar dëmtimi i mbrojtësit zikaltër Juan Jesus. Jesus u dëmtua në ndeshjen kundër Bolognas në minutën e 28, dhe sipas deklaratës së klubit lojtari ka dëmtuar ligamentin e gjurit të djathë. Sezoni për brazilianin tashmë konsiderohet i mbyllur dhe lojtari do ti duhen 2-3 muaj për tu rikuperuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama