Kel Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), piktori lindi në katundin Kodhel të Shkodrës (Shqipëri). Kur kishte 6 vjeç, familja e tij vendoset në Tiranë. Pas kryerjës së shkollës fillore në vitin 1933, Keli vazhdoj shkollimin e mesmëm tekni, por ndoqi kurset e vizatimit nën drejtimin e Odhise Paskalit e të Lasgush Poradecit. Prindërit e tij babai Gega dhe nëna Eile, kishin dëshira kontradiktore për arsimin e më tejshëm të djalit të tyre. Babai donte inxhinierinë, ndërsa nëna pikturën.
U bë që Kel Kodheli të vazhdoj studimet në Romë në atelenä e Karlo Silvierës. Nga Roma kthehet në vitin 1943 dhe 10 vite punon në Bankën Kombëtare, si modelues. Me 17 prill të vitit 1945 hapi ekspozitën e parë, titulluar "Nëna e dëshmorit" bazuar në pikturën e tij që e pat pikturuar "gruaja që i ka vdekur burri". 20 vjet punoi si edukator në Lice (Gjimnaz) për të dalë në pension si mësues i një shkolle fillore, edhe pse me akademi të arteve të bukura të Romës.
Pikturat e tij më të njohura janë: "Vallja e shpatave" ,"Shote Galica", "Bajram Curri", "Dropullitja", "Skënderbeu". "Lahutari", "Portret shkodraneje". Në kohë e fundit, Kel Kodheli u muar edhe me pikturë moderne, madje edhe me nudi, që në opinion solli hutim, për moshën e tij.
Më 24 dhjetor 2003, në orën 20 Presidenti Moisiu, në shtëpinë e tij Kel Kodhelit i dorëzon çmimin e “Piktorit të Merituar”. Në Galerinë Kombëtare të Arteve, në fondin e sajë, ruhen 12 kompozime dhe 11 portrete të piktorit Kel Kodheli.
Vallja me Shpata
Presidenti Alfred Moisiu me Kel Kodhelin
Azem dhe Shote Galica