Hotel Dajti rrit pensionet?

Hotel Dajti rrit pensionet?
Manovrat financiare te qeverive shqiptare me qellim arritjen e objektivave politike apo permbushjen e nevojave te atyperatyshme nuk jane diçka e re. Privatizimet e realizuara ne kohe zgjedhjesh e ne kohe paqeje, dhuratat koncesionare per nje euro, prezantimet e buxheteve shtese dhe te paketave fiskale, apo dhe huate me interesa vrastare, jane nder instrumentet tashme konvencionale te permbushjes se atyre qellimeve politike qe kushtojne me shume nga ç’mundet ekzekutivi te perballoje normalisht.

Por, manovra si ajo e shitblerjes se hotel Dajtit, nuk dihet nese kane ndodhur me pare. Jo sepse behet fjale per nje transaksion jo ortodoks brenda strukturave shteterore, sepse te tilla jane pare edhe ne te shkuaren. As per faktin qe ndodh ne nje kohe krize shume te rende te ardhurash, sepse edhe diçka e tille ka ndodhur. Dhe nuk ka te beje me akrobaci financiare, te ekspozuara ne syte e gjithkujt, sepse cirku ne vendimmarrjen publike shqiptare nuk eshte dukuri ekskluzive e vitit 2010.

Qe ne fillim duhet theksuar se qeveria ia “shiti” Hotel Dajtin, Bankes se Shqiperise per 30 milione euro. Dhe ende pa u thare boja e firmave ne kontrate, qeveria ka shpallur se duke filluar nga 1 korriku, do te rrise serish paga e pensione me 10%, nje sipermarrje qe kushton po 30 milione euro. Perkimi ekzakt i shifrave mund te jete edhe thjesht rastesi. Por, ekzistojne disa fakte qe i japin kesaj rastesie po aq mundesi, sa dhe nje bilete fituese ne nje llotari kombetare. Rritja e pensioneve dhe e pagave ne administraten publike, vjen ne nje kohe kur qeveria shqiptare duket se tashme ka ekspozuar teresisht dobesite e saj financiare dhe ne nje kohe kur zgjedhjet vendore po afrohen me shpejtesi.

Mbi te gjitha, 30 milione eurot e nevojshme per te mundesuar kete stimul social – sakaq te kundershtuar nga institucionet nderkombetare – jane para qe qeveria nuk i ka pasur dhe qe duke marre parasysh tablone e zymte financiare ne teresine e saj, nuk mund as te merreshin hua. Te pakten jo ne rrethana normale.

Ne kete kuptim edhe demonizimi i Bankes se Shqiperise per perfshirjen e saj ne kete transaksion te pahijshem, mund te mos jete teresisht me vend. Sepse edhe duke marre te mireqene qe qarkullimi prej 30 milione eurosh ndodhi per te financuar rritjen e perfitimeve sociale, do te ishte e frikshme qofte edhe te imagjinohej skenari, se ne ç’hata mund te rezultonte permbushja e vullnetit te ekzekutivit, nese nuk do ta siguronte vleren ne fjale nga shitja e Dajtit te BSH. Edhe pse marketingu i frikes mund te mos jete shfajesimi me i mire per Banken Qendrore, serish ekziston nje histori e tere gjysme-skandalesh per bemat e qeverise aktuale dhe atyre pararendese, mbi menyrat e sigurimit te fondeve kur ato mungojne.

Vleresim aforfe

“Perdorimi i prones te jete vetem per qellime administrative dhe per çdo funksion tjeter, ne sherbim te ketij qellimi, i cili nuk demton vleren monumentale te saj”, thuhet ne vendimin e Keshillit te Ministrave, i cili i çeli rrugen shitjes se godines dhe truallit te hotelit fosil. Ajo qe eshte me interesante lidhet me faktin se propozimi per shitjen e hotelit nga qeveria ne shtet, nuk erdhi me propozim te Ministrise se Financave, e as me propozim te Ministrise se Ekonomise, por me propozim personal te Kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha. I njejti qe zakonisht ben edhe propozimet per rritje pagash dhe pensionesh.

Si rregull, vleresimi i nje aseti eshte nje proces qe perfshin disa hapa konvencionale dhe nje sere institucionesh. Per nje pasuri si rasti i Hotel Dajtit dhe duke qene se nuk po privatizohej, por thjesht po riciklohej, normalisht nevojitej ngritja e nje komisioni te posaçem,i cili do te vleresonte asestet ekzistuese, mundesite e tregut, si edhe zera te tjere. Me pas, duke ndjekur metoda pak a shume te paracaktuara dhe deri diku fikse te kontabilitetit, vendoset nje çmim paraprak mbi te cilin negociohet.

Ne rastin e Dajtit, shifra e percaktuar eshte rrumbullakosur ne 30 milione euro. Pa dyshim, ky eshte nje rast unik ne historine e shitjes se pasurive fizike me pronesi publike dhe jo vetem. Nuk u fol shume per ngritjen e bordit perkates, perzgjedhjen e eksperteve qe bene vleresimin, procedurat qe u ndoqen dhe rezultatin e te gjithe ketij procesi. U dha vetem nje shifer perfundimtare, e cila nuk u qartesua kurre nga doli.

Nga ana tjeter, duhet marre parasysh se e gjithe procedura, ne terma banale eshte çeshtje mbledhjesh, zbritjesh, shumezimi dhe pjesetimi, ndaj probabiliteti qe shifra finale e nje vleresimi te rezultoje me 7 zero ne fund eshte praktikisht zero.

Rritje e shperpjesetuar

Vete rritja e pagave ne sektorin publik dhe pensioneve, paraqitet e denatyrizuar sipas parimeve makroekonomike. Duke qene se sistemi i kontributeve shoqerore ka kohe qe ndodhet ne krize te thelle – vetem per 2009-en deficiti rezultoi ne masen 250 milione euro – eshte buxheti i shtetit qe e mban strukturen ne kembe, duke paguar rrjedhimisht milionat qe mungojne. Papunesia apo informaliteti, ose te dyja bashke, jane nder faktoret kryesore qe prekin financat e sigurimeve shoqerore ne Shqiperi. Sa per te dhene nje shembull, ndonese vendi numeron rreth 3.2 milione banore dhe nje popullsi ne moshe relativisht te re, forcat e punes ne Shqiperi llogariten ne pak me shume se 1 milion individe. Ndersa norma e pjesemarrjes ne tregun e punes – duke marre parasysh popullsine ne moshe per te punuar – rezulton ne nivelin 43%. Si rezultat, skema ekzistuese e kontributeve te sigurimeve shoqerore po mbahet ne kembe nga buxheti i shtetit.

Nderkaq, rritja e shpallur nga ekzekutivi per pensionet eshte caktuar ne nivelin 10%, ndersa rritja e te ardhurave ne buxhetin e shtetit llogaritet ne nivelin 3.9%. Ministria e Financave ndoshta duhej qe paraprakisht t’i kish dhene pergjigje pyetjes se nga mbulohet diferenca prej 6%. Per me teper, vete fakti qe sistemi i sigurimeve shoqerore mbahet gjalle me serum nga buxheti, mjafton qe logjikisht te mos ndodhin rritje te tilla. Por, shpjegimi i arsyeve te vendimmarrjes ekonomike nuk ben pjese ne detyrat rutinore te Financave shqiptare.

Kjo, sepse nje histori e ngjashme ndodhi me rritjen e pagave ne sektorin publik dhe te pensioneve para zgjedhjeve te 2009-es. Pavaresisht rritjes minimale te te ardhurave ne buxhetin e shtetit, prej vetem 2.8%, qeveria realizoi nje rritje pagash dhe pensionesh ne nivelin 10%. Pa folur pastaj per raportin rritje pagash / rritje ekonomike. eshte rregull i pandryshueshem se rritja e pagave ne sektorin publik duhet te jete e barabarte ose me e ulet se rritja ekonomike, me parimin e vetem qe administrata publike te mos varferohet perkundrejt pjeses tjeter te popullates. Ne çastin qe rritja e pages eshte me e larte sesa rritja ekonomike, teorikisht dhe praktikisht perkthehet ne inflacion. Vetem se te punesuarit ne sektorin publik dalin me te humbur, sepse inflacioni prek para se gjithash, shtresat e mesme dhe te uleta. Siç thote Milton Fridman, inflacioni eshte nje forme taksimi per te cilen nuk ka nevoje te miratohet ligj ne parlament.

Kriza e sigurimeve

Tashme eshte pertej çdo dyshimi se skema e kontributeve te sigurimeve shoqerore ka deshtuar perfundimisht. Aktualisht te ardhurat nga kontribuuesit ne skeme jane ndjeshem me te uleta se shpenzimet. Me fjale te tjera, ne skeme paguhen me pak kontribute nga sa disbursohen ne formen e pensioneve. Per 2010-en, numri i kontribuuesve ne pagesat e detyrimeve shoqerore dhe shendetesore eshte rreth 400 mije individe, ndersa numri i atyre qe trajtohen me pagesa pensionesh te ndryshme dhe te tjera pagesa, eshte rreth 563 mije individe. Qeveria arketoi 18 miliarde leke kontribute per pension, apo per kujdes shendetesor nga te punesuarit, me rritje vetem 0.45% ne krahasim me vitin e kaluar. Per te njejten periudhe, shpenzimet u rriten me 19.2% dhe arriten ne 34.2 miliarde leke. Te ardhurat e fondeve publike te sigurimeve shoqerore e shendetesore mbuluan vetem 53% te shpenzimeve, nga 62% qe mbulonin nje vit me pare. Nderkaq, Ministria e Financave ka planifikuar nje deficit mbi 250 milione euro ne fondet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.

Problemi, ne fakt, nuk lidhet thjesht me deficitin aktual, por me perballimin e pagesave te pensioneve ne afatin e gjate. Specialisti per Mbrojtjen Sociale ne Banken Boterore, Ufuk Guven paralajmeroi se punet mund te mos shkonin mire nese nuk merren masa. “Ndoshta çeshtjet apo temat e pensionit nuk jane shqetesuese per Shqiperine sot por do te vije gjithnje e me shume duke u bere me te rendesishme. Sepse Shqiperia ka nje popullate te re dhe me plakjen e popullates dhe per shkak te papunesise ne tregun informal, te ardhurat do vijne duke u ulur dhe duke qene se shpenzimet do vijne duke u rritur, kjo do te thote qe do te behet nje çeshtje me e rendesishme ne te ardhmen”, theksoi Guven.

Me fjale te tjera, mund te vije ajo dite qe “raporti te rinj ne pune vs. te moshuar” te jete rritur aq shume, sa qe ndoshta buxheti i shtetit te mos mund ta perballoje me subvencionin aktual. Dhe ajo dite mund te jete shume e pakendshme... per te gjithe.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama