Hajrush Fazliu

Hajrush Fazliu
Nga Ylli Drishti
Piktori Hajrush Fazliu i përket brezit të artistëve shqiptarë që u formuan në shkollën shqiptare të arteve figurative në Kosovë. Student i Akademisë së Arteve në Prishtinë, ai kreu studimet në atelenë e skulpturës së prof. Agim Çavdarbashës dhe studimet pasuniversitare në degën e pikturës në atelenë e Akademikut të njohur Rexhep Ferri. Fazliu bën pjesë në grupin e piktorëve figurativ që formuan individualitetin artistik në tri dekadat e fundit të shekullit të XX. Në vitin 1971 - Fazliu, krahas studentëve të tjerë, ishte për herë të parë pjesëmarrës në një ekspozitë për publikun në Shkup, duke çelur siparin e një serie ekspozitash në vazhdimësi në Sofje (1971), Gjilan (1972-2006), Prishtinë (1997-1998) 2006), gostivar (Draudecum, 1999 - 2005). Shkup (Galeria Kombëtare, 2005, 2006, Prizren, Bruksel (2006) etj.

Duke komunikuar me veprat e piktorlt Hajrush Fazliu në ekspozitën e parë që ai komunikon me publikun e kryeqytetit shqiptar Tiranë, vërejmë prirjen e tij drejt realizimit të veprave me prirje mjaft dekoratlve ku ngjyrat potencohen me dritë si e kuqja, të kaltrat dhe e bardha, kanë të evidentuar shpirtin e ndjeshëm artistik të artistit. Figura njerëzore wshtw e pranishme në të gjitha veprat e tij pikturale, në formë direkte apo edhe simbolike. Piktori pikturon tablotë e tij në formë ciklesh apo opusesh, qi si një "arkeolog" kërkon të evidentojë e trupëzojë idetë e tij filozofike, sociale e artistike. Cikli i origjinës apo gjenezës jo vetëm njerëzore, por I krijimit ti gjlthislsi, kanë krijuar tek piktori prirjen për përzgjedhjen e një elementi embrional siç është "imazhi i vezës". Ky imazh dhe element simbolik I veçanti, aq shpirtëror për artistin ka krijuar një cikël veprash piktorike mjaft interesante plot kolorite "gjallëri penelatash", ku artisti ndjek me mjaft kujdes ritmin, livlzjen dhe iluzionet kromatike të krijuara me mjaft mjeshtëri dhe fantazi. Në tablotë e kujtesës his¬torike, kokat e figurave të mltologjlsi e antlkltetlt plkturohen e vizatohen herë-herë me mjaft "besnikëri" dhe statizëm, në një sfond opak një ngjyrësh apo penelatash piktorike ekspreslve. Figurat e nudove, tek piktori Hajrush Fazliu kanë krijuar vepra të tëra piktorike të papritura, si nga evidentimi kol• oristik i freskët dhe me mjaft dellkatesfl vendosjes së figurave, por edhe të kombinimit të formave të trupave femërorë shpesh pa kokë. Loja e formave dhe e koloritit intensiv, duke krljuar tablo tw njw bukure dekoratlve që realizohen me situata të papritura kompozicionale që shpalosin një prirje të artistit drejt magjisë dhe lojës së ngjyrës në trupin femiror. I paisur me një ndjesi për të realizuar gjendje emocionale që të ofrojnë tablotë me një kolorit intensiv, Fazliu ruan dhe pikturon figurat njerëzore drejt një misteri ireal, shpesh figurat kanë ngjyra transparente apo të plota, por prirjet të konturohen me një linje elegante e delikate. Magjia e krijimit ti atmosferis Ireale pothuajse si në një ëndërr, ku imazhi ofrohet e largohet, konturi fokusohet edhe shpesh sfu• mohet brenda një vizioni piktorik, ka marri rrugë në shumë vepra të piktorit. Fazliu edhe te cikli i peshqëve, duke krijuar situata piktorike iluzive, ku ngjyrat ndërthuren subjektet (peshqit) vljni nga poshtë lartë dhe herë marrin drejtim të papritur (majtas dhe herë djathtas). Në piktutimin e tablove të cikleve të ndryshëm piktorlk, gjtë krijimtarisë mbl 30 vjeçare, piktori shpesh parapëlqen stonde opake njëngjyrësh, herë•herë me ngjyra të ngrohta, të cilët të ndalojnë të futesh në thellësi të tablove ti tij. Në ciklin e tablove me temë aktuale - historike (tragjedisë kosovare), piktori Hajrush Fazliu zgjedh dy elementë sinjifikaktivë: djegien e kullave shqiptare dhe masakrat çnjerëzore të kryera nga serbit, nëpërmjet një gjuhe piktorlke të zgjedhur me elementë domethënës, ku ngjyra e kuqe dhe kontrasti grafik kryesisht është dominues dhe tablotë janë mjaft dramtlke e komunikuese.

Koleksioni i veprave të piktorit Fazliu shpalosë një shpirtë emocional të vrulIshëm, me vepra që mbajnë një dekoratlvltet të spikatur dhe një kolorit shpërthyes, që të emocionon. Pa dyshim që piktori Hajrush Fazliu është një ndër piktorët e rëndësishëm bashkëkohorë shqiptarë në Kosovë.

Disa fotografi vijojne me poshte :












Artikujt e fundit


Reklama

Reklama