E verteta e vizites se Hrushovit ne Shqiperi (VIDEO)

E verteta e vizites se Hrushovit ne Shqiperi (VIDEO)

Në majin e vitin 1959, saktësisht 55 vjet më parë, vizita e Nikita Hrushovit në Shqipëri, u përcoll me një entusiazëm të dukshëm. Por cila ishte e vërteta e kësaj vizite? Deklasifikimi i dokumenteve sekrete zbardh të vërtetën duke e lidhur këtë vizitë me faktin se liderit të komunisteve sovjetikë i duhej të inspektonte kufijtë jugorë të Perandorisë komuniste pas faktit të instalimit në Itali të raketave të paktit të NATO-S.

Po kështu në të njëjtat dokumente shkruhet se një tjetër arsye e vizitës së Hrushovit ishte që të shihte me sytë e vet sesa punëtorë ishin shqiptarët, nëse e kishin mendjen të punonin, apo vetëm të mbaheshin me ndihma që vinin nga Bashkimi Sovjetik.

Një tjetër çështje, që duket e shqetësonte Hrushovin, duket se ishte edhe besnikëria e Enver Hoxhës, liderit komunist shqiptar, të cilin nuk e ndiente ta kishte brenda sferës së vet të influencës.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama