Dixhitalizimi-Banka Boterore Kompjuteri mund te zevendesoje mbi 40 te punonjesve ne Shqiperi

Dixhitalizimi-Banka Boterore: Kompjuteri mund te zevendesoje mbi 40% te punonjesve ne Shqiperi

Përqindja e punonjësve që mund të zëvendësojë kompjuteri në Shqipëri është më e lartë se në disa vende të tjera të rajonit, si psh në Bullgari, Maqedoni, Serbi. Rekordin nga vendet në zhvillim e mban Argjentina, me rreth 60% të totalit…

Ne duhet të marrin avantazhet e duhura nga ndryshimet e shpejta teknologjike për ta bërë botën më me prosperitet dhe zhvillim. Kështu theksohet në raportin e Bankës Botërore mbi zhvillimin e teknologjisë dhe dixhitalizimin, që për shumë ekonomi botërore sjell më tepër zgjedhje dhe mundësi.

Mirëpo, njohuritë e ulëta për dixhitalizimin limitojnë edhe përdorimin e teknologjive dixhitale.

“Është e vështirë të përdorësh internetin , edhe mes të rinjve, më shumë se gjysma e tyre kanë një nivel nën mesatare të njohurive të dijes”- shkruan raporti.

Duke iu drejtuar Shqipërisë, raporti thekson se mungesa e njohurive e bën të pamundur pjesëmarrjen në një jetë produktive.

Ndërsa nga ana tjetër, “fitimet” që përftohen nga dixhitalizimi, tregon raporti, i nxisin njerëzit në vendet në zhvillim, sikurse edhe Shqipëria, për të drejtuar ankesat e tyre në menaxhimin e sektorit publik, nëpërmjet shumë kanaleve tashmë.

Nga një pikëvështrimi teknologjik, në Shqipëri përqindja e punonjësve që mund të zëvendësohen tërësisht nga kompjuterizimi është mbi 40%, raporton Monitor.

Përqindja e punonjësve që mund të zëvendësojë kompjuteri në Shqipëri është më e lartë se në disa vende të tjera të rajonit, si psh në Bullgari, Maqedoni, Serbi.

Rekordin nga vendet në zhvillim e mban Argjentina, me rreth 60% të totalit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama