Devid Mojes prane shkarkimit

Devid Mojes prane shkarkimit

Humbja kundër Evertonit duket se është fundi i karrierës së Devid Mojes si trajneri i Mançester Junaited. Drjetuesve të ekipit tashmë u ka humbur durimi me Mojes dhe ai mund të shkarkohet pa përfunduar sezoni.

 

Në vend të tij, sipas Daily Mirror, deri në fund të sezonit do të jetë Rajan Gigs. Më pas do të mendohet për trajnerin e ardhshëm. Aktualisht, katër kandidatët potencialë janë Jurgen Klop i Borusia Dortmund, Diego Simeone i Atletiko Madrid, Luis Van Gal i Holandës dhe Lorent Blank i PSG. Humbja me Evertonin shuajti përfundimisht mundësitë e Junaited për të shpresuar për një pjesmarrje në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, por tashmë ekipi më i titulluar në Angli rrezikon të mos marrë pjesë as në Ligën e Europës. Është pikërisht kjo arsyeja që drejtuesit e Junaited mund ta shkarkojnë pa përfunduar sezoni Devid Mojes.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama