Letra
Letra fillon: “I nderuari Lef Nosi. Së pari dëshiroj t’ju tregoj gëzimin shpirtnuer që më ka shkaktuem njoftja e juej, gëzim qi jam i sigurtë nuk do ta konsideroni si shfaqjen e një konvenience të zakones, por si një realitet… Letra përfundon: “Pëherë në dispozicion të juej përsa të ju nevojitet. Ju lutem të pranoni shprehjen e nderimit më të thellë. Qemal Stafa, Via Nicolini, 5 Casellai”. Veli Stafa vë në dukje se “tek kjo letër vihet re gjithashtu se ky është një letërkëmbim midis dy intelektualëve të mëdhenj që pavarësisht nga mosha,i lidh shkenca dhe dashuria për atdheun. Në këtë letër duket qartë se Qemal Stafa në Firence ka patur lidhje të ngushta në Fakultetin e Drejtësisë në Firence me profesorin e tij të Historisë së të Drejtës cili quhej prof.
Francesco Calasso njëri prej juristëve më të mëdhenj italianë i cili ka dhënë në atë kohë mësim në 6 universitete: në Urbino, Romë, Firence, Catania, Piza, Modena. Më 1964, qeveria italiane prof. Calasso-s i ka akorduar Urdhërin e Oficerit të Madh të Meritës së Republikës Italiane”. Në fund Veli Stafa thekson se “fatkeqësisht është e tepërt të përmendet këtu sepse s’ka fjalë për të shpjeguar fatin tragjik që i kishte rezervuar historia e dhimbshme Lef Nosit e Qemal Stafës sepse të dy këta intelektualë të mëdhenj të Shqipërisë u vranë barbarisht në interval vetëm se 3 vjet nga njëri-tjetri. I pari nga diktatura komuniste më 1945 i dyti nga diktatura fashiste më 1942”.