Boterori Holanda mund Meksiken permbys rezultatin ne minuten e 93

Boterori, Holanda mund Meksiken permbys rezultatin ne minuten e 93

Emocionet në këtë Botëror Brazil 2014 nuk kanë fund. Dy gola në 5 minutat e fundit, ku njëri prej tyre me penallti, i ka mjaftuar Holandës për të përmbysur rezultatin ndaj Meksikës dhe për të kaluar më tej në fazën e çerekfinaleve.

 

Pas një ndeshje spektakolare dhe të mbushur me emocione deri vërshëllimën e fundit portokallinjtë e udhëhequr nga Van Gal arrijnë të presin biletën e rradhës për në çerekfinalet e botërorit. Ndeshja nis me emocione, me meksikanët të cilët luajnë të kujdesur dhe shpesh herë janë edhe më të rrezikshëm përpara portës. Pas një barazimi pa gola në pjesën e parë, me fillimin e fraksionit të dytë, ishte meksikani Dos Santos që kalon në avantazh ekipin latin.

 

Në këtë moment vjen edhe zgjimi i tulipanëve të cilët kuptojnë se janë një hap jashtë botërorit. Aksionet janë të njëpasnjëshme, por për të ardhur në golin e barazimit duhet të vijë minuta e 88, ku mesfushori i portokallinjve Sneijder, gjen rrugën e rrjetës me një goditje të fortë jashtë zonës. Kur dukej se çdo gjë do të shkonte drejt shtesës, është pikërisht lideri i Holandës, Arjen Roben që pasi merr krahun e djathtë futet në zonë dhe fiton një 11 metërsh në minutën e 92. Sulmuesi Huntelar, i futur në pjesën e dytë shënon golin nga pika e bardhë duke i dhënë kështu fitoren përfundimtare Holandës. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama