Bojaxhi falenderon 13668 firmetaret

Bojaxhi falenderon 13668 firmetaret

Pasi ka dorëzuar dyfishin e firmave të kërkuara në KQZ, për të nisur garën për kryetar Bashkie në Tiranë, Gjergj Bojaxhi ka falenderuar mbështetësit.

“Gjatë këtyre javëve 13 668 prej jush keni dhënë firmën tuaj për të mbështetur kandidimin tim për Bashkinë e Tiranës. Ju jam mirënjohës dhe ju falenderoj për mbështetjen që më keni dhënë.

Disa javë më para kur vendosa që të kandidoj si i pavarur për Bashkinë e Tiranës kisha mbështetjen e një grupi të vogël qytetarësh, të cilët kishin vullnetin dhe integritetin për të ndryshuar gjërat. Sot jemi me mijra, me vullnet dhe me bindje të plotë se ka ardhur koha të mos e lëmë qytetin tonë në duart e partive politike të korruptuara e bizneseve të tyre. Sot, ka ardhur koha që ne të bëjmë kthesën e madhe për qytetin tonë. Eshtë e mundur që ne këtë gjë ta bëjmë vetë dhe tani”.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama