Bitraj Po te mos prekja parate e vjetra nuk do te zbulohesha

Bitraj: Po te mos prekja parate e vjetra nuk do te zbulohesha

Ardian Bitraj, i dyshuari kryesor për vjedhjen e 7 milionë dollarëve në thesarin e Shtetit, ka deklaruar dje se asgjë nuk do të zbulohej në rast se ai nuk do të përvetësonte paratë që do të asgjesoheshin. “Në zyrat e arkave me para stok kishin të drejtë veprimi 4 punonjës dhe ky ka qenë gabimi im i vetëm, nga i cili u zbulova. Pasi mungesa e parave u pikas edhe nga 3 kolegët e tjerë. Në të kundërt vjedhja nuk do të ishte zbuluar, citohet Bitraj në shtypin e sotem.

Ndërkohë, e dyshuara tjetër Mimoza Bruzia, ka paranuar se është pjesërisht përgjegjëse për ngjarjen, por duke e mohuar se asnjë moment nuk ka ditur që bëhej fjalë për një shumë kaq të madhe parash.

Bitraj e pranoi që i kishte marrë ai ato para, por unë nuk e denoncova rastin, pasi ai më premtoi se do tI kthente sërish. Por nuk e kam ditur në asnjë moment që nga arkat ishin vjedhur 7 milionë dollarë. Edhe pasi i arrestova,unë dija që bëhej fjalë vetëm për 40 mijë dollarë, ka deklaruar Bruzia.

Edhe pse Banka e Shqipërisë tashmë ka përfunduar procesin e inventarizimit në arkat e Thesarit të Shtetit, Prokuroria ende nuk është njohur zyrtarisht me raportin përfundimtar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama