Biletat/ FSHF cmime stratosferike per ndeshjen ndaj Danimarkes

Biletat/ FSHF cmime stratosferike per ndeshjen ndaj Danimarkes

FSHF ka bërë publike çmimet e biletave për ndeshjen e 11 tetorit që Shqipëria do të luaj kundër Danimarkës në Elbasan Arena. Inagurimi i stadiumit dhe fitorja ndaj Portugalisë me sa duket e kanë shtyrë Federatën tonë të vendosë çmime të kripura për ndeshjen e ardhshme. Kështu, një biletë në tribunën G2+C2 (prapa porte) do të kushtojë plotë 1,000 lekë, ndërsa në tribunën (vip) A2 + A3 + B3 çmimet arrijnë deri në 10,000 lekë. Ndërkohë që në tribunat e tjera çmimet varjojnë nga 1,500 lekë deri në 80,000 lekë. FSHF njoftonë se shitjet e biletave do të fillojnë më 5 tetor dhe do të ketë disa pika shitjesh në Tiranë dhe Elbasan.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama