Amerika kujton sulmet e 11 shtatorit. Obama Ja plani yne kunder ISIS.

Amerika kujton sulmet e 11 shtatorit. Obama: Ja plani yne kunder ISIS.

Siç kishte njoftuar që të dielën, presidenti amerikan Barak Obama ka paraqitur planin e tij anti-terrorizëm. Dhe u ka theksuar amerikanëve, që SHBA-të, do të drejtojnë koalicionin anti-ISIS, por pa dërguar trupa në Irak. Fushata, do të vazhdojë përpara, duke përdorur sulme ajrore dhe duke mbështetur forcat ushtarake nga toka: “Objektivi është i qartë: të dobësojmë dhe shkatërrojmë ISIS-in me një strategji anti-terrorizëm të detajuar dhe të gjatë”.

“Dua, – nënvizoi Obama në fjalimin e tij nga Shtëpia e Bardhë, – që amerikanët ta kuptojnë që nuk do të jetë si lufta në Irak dhe Afganistan. Nuk do të përfshihen trupat amerikane në vende të huaja”.

“Fushata që po fillojmë, – ka shpjeguar presidenti, – do të jetë një sforcim i vazhdueshëm dhe pa pushim për të eliminuar kërcënimin e ISIS-it kudo që ndodhet, duke përdorur fuqinë tonë ajrore dhe duke mbështetur forcat aleate në tokë. Kjo strategji, është ajo që kemi ndjekur me suksesin në Jemen dhe në Somali për vite”.

13 vjet nga sulmet e 11 shtatorit

Ndërkohë, nën masa të shtuara të sigurisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot përvjetorin e trembëdhjetë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001.

Ngjarja që ka ndryshuar botën, shkaktoi rreth 3.000 viktima në sulmet kundër Kullave Binjake, Pentagonit dhe në Pensilvani (me rrëzimin e avionit në tokë pas përleshjes mes rrëmbyesve dhe pasagjerëve).

Terroristët e Al Kaedës kanë rrëmbyer 4 avionë pasagjerësh dhe kanë sulmuar ndërtesa në Nju Jork, dhe Uashington.

Përvjetori i 13, vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, po përballen me kërcënimin e militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë pushtuar pjesë të mëdha të territorit në Irak dhe Siri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama