200 persona ende te bllokuar ne minieren e qymyrit ne Turqi

200 persona ende te bllokuar ne minieren e qymyrit ne Turqi

Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar dëshpërimisht për dhjetëra minatorë të humbur në minierën Soma të Turqisë. Miniera Soma 450 km ( 280 milje) nga Ankaraja, shkaktojë të paktën 205 vetë të vrarë. Ekipet e shpëtimit fatmirësisht kanë arritur të nxjerrin të mbijetuar nga miniera vdekjeprurëse, por zyrtarët e lartë konfirmojnë për mediet se më shumë se 200 të tjerë figurojnë ende të humbur.

Kryeministri, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur tre ditë zie për katastrofën vdekjeprurëse të ndodhur të martën rreth orës 12:30.

Ministri i Energjisë, Taner Yildiz, tha se, 787 njerëz kanë qenë në brendësi të minierës, kur një defekt elektrik shkaktoi një shpërthim të pakontrolluar.

Fatkeqësisht më shumë se 200 punëtorë, mendohet se janë ende nën greminat e minierës, por shpresat për të mbijetuar janë të pakta, raporton Yildiz.

Ai shtoi se, helmimi me monoksid karboni u ka shkaktuar vdekjen minatorëve të Somas, megjithëse nga forcat e shpëtimit u është futur oksigjen për t’i ndihmuar ata që janë ende të bllokuar.

Defekti elektrik shkaktoi një ndërprerje të energjisë elektrike, duke shkaktuar shpërthimin e minave të papërdorshme. Minatorët e bllokuar raportohen të jetë 2 km (1.2 milje ) nën sipërfaqe dhe 4 km nga hyrja e minierës.

Pamjet televizive treguan shpëtuesit brenda natës të ndihmonin punëtorët nga miniera, teksa policia mundohej të kontrollonte turmat e familjarëve të dëshpëruar.

Sena Isbiler, nënë e një prej minatorëve, ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve të pranishëm në ngjarje, pasi është parë e "gozhduar" në të njëjtin vend për orë të tëra.

" Jam duke pritur për djalin tim që prej pasdites" , tha ajo për agjencinë e lajmeve AFP. “Ende nuk kam asnjë lajm për të”.

Pronarët e minierës Soma, raportuan për mediet se, do të hetojnë aksidentin me të gjitha rrugët ligjore, duke shtuar se aksidenti ka ndodhur pavarësisht masave të larta të sigurisë dhe të kontrolleve të vazhdueshme.

Nga ana tjetër një deputet i partive opozitare, ka akuzuar qeverinë për mungesën e sigurisë prej kohësh në Soma me pasojë aksidentin e të martës. Një fatkeqësi e ngjashme me minierën e Somas, ka qenë ajo e vitit 1992, ku 270 minatorë u vranë në afërsi të Zonguldak në Detin e Zi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama