Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Ankthi i kufirit detar

Shkruar nga: Blendi Kajsiu  
Botuar më: 15 vite më parë

Blendi Kajsiu
Ankthi i kufirit detar

Eshtë disi e habitshme sesi një çështje që u nis nga një kolonel në pension u shtri kaq shumë dhe kaq shpejt në hapësirën tonë publike.  Përveç ekraneve televizive dhe faqeve të gazetave, çështja e kufijve tanë detarë me Greqinë pushtoi edhe forumet e internetit. Deri diku shqetësimi është i kuptueshëm. Kemi të bëjmë me çështje kufijsh dhe kufijtë janë element tejet sensitiv në imagjinatën kolektive të çdo kombi.

 Për më tepër kemi të bëjmë me Greqinë, që në imagjinatën tonë kolektive simbolizohet nga Kali i Trojës, ndaj ngjall frikë dhe mosbesim. Po t’i shtojmë kësaj edhe konjukturën mediatike për të cilën “lajmet e këqija janë lajme të mira”, shqetësimi epidemik për çështjen e kufijve bëhet deri diku i kuptueshëm. E megjithatë kishte diçka më shumë në këtë shqetësim epidemik se sa një kombinim konjukturash mediatike dhe gjeografike.

Nga mënyra se si ky shqetësim u përhap dhe nga intensiteti me të cilin ai u zhvillua, duket se ai i paraprinte çështjes së kufijve. Të krijohet përshtypja se shqetësimi për integritetin e Shqipërisë kish qenë aty dhe mezi priste të ndizej nga një çështje konkrete si ajo e kufijve. Prandaj rrënjët e shqetësimit për integritetin e jashtëm të Shqipërisë duhen kërkuar më parë te shqetësimi ynë kolektiv për integritetin e brendshëm të saj. Tashmë ka kohë që pakënaqësia me zhvillimet e brendshme politike dhe ekonomike vazhdon të rritet. Procesi politik është zhveshur nga çdo tis sado i hollë parimor apo moral. Pushteti është kthyer në qëllim në vetvete. Për pushtetin bëhet çdo lloj aleance, thuhet çdo lloj gënjeshtre, i thuhet e bardhë çdo të zeze.

Në këto kushte procesi politik më shumë sesa në një proces përfaqësimi shihet si një proces pasurimi. Sa më lart të jesh, aq më shumë merr. Në krye është familja e kryeministrit, më pas vijnë të tjerët, duke vazhduar kuptohet me liderin e opozitës. E gjitha kjo ka krijuar një apati të trashë në elektorat, që mbështjell një pakënaqësi në rritje, teksa shumica dërrmuese e qytetarëve shikojnë se Shqipëria është kthyer në plaçkë të atij që është në fuqi. Këtu buron edhe shqetësimi me integritetin e Shqipërisë. 

Problemi është se ky shqetësim është bërë gjithnjë e më i paartikulueshëm si pasojë e bllokimit të skenës sonë politike.  Ky bllokim vjen nga fakti se asnjë nga aktorët në skenën tonë politike nuk ka staturën morale për të denoncuar një sërë fenomenesh negative që lidhen me pushtetin. Lidhjet politikë – media – biznes tashmë fillojnë te qeveria dhe mbarojnë tek opozita. Opozita, e cila duhet të ishte në pararojën e denoncimit të kapjes së shtetit nga familja në pushtet, fatkeqësisht nuk e ka staturën morale për ta bërë diçka të tillë. Lideri i saj është njësoj i akuzuar dhe paragjykuar si kryeministri për përdorimin e pushtetit si kryebashkiak për interesa dhe klane të ngushta.

Mediat nga ana tjetër, edhe pse kanë denoncuar dhe zbuluar skandale si ai i Gërdecit, nuk mund të zëvendësojnë opozitën për të shërbyer si kanale të artikulimit të pakënaqësisë publike. Aq më tepër që asnjë media nuk e përballon dot një përplasje afatgjatë me pushtetin, pasi mbështetet nga biznese të caktuara. Ndaj edhe kritika e tyre ndaj pushtetit ka kufijtë e saj. Kur këto kufij tejkalohen, pushteti nuk ngurron të përdorë çdo mjet, që nga Policia Tatimore deri tek ajo e Shtetit.  

Jemi pra në një situatë kur pakënaqësia popullore “zien”, por nuk shprehet dhe artikulohet dot publikisht. Për pasojë ajo përkthehet në apati dhe urrejtje ndaj politikanëve në përgjithësi. Këta të fundit në imagjinatën popullore për hir të pushtetit dhe pasurimit personal janë gati të bëjnë gjithçka. Në këto kushte ideja se qeveritarët tanë mund të kenë shitur nja 300 kilometra det duket e logjikshme, sado që mund të jetë krejt e pabazë faktikisht. Këta kanë shitur çdo pasuri kombëtare, kanë vrarë njerëz për t’u pasuruar, e pse mos të shesin detin, që është larg syve tanë? – kështu mund të përmblidhej logjika popullore në këtë rast. Në këtë mënyrë çështja e kufijve detarë me Greqinë shërben mjaft mirë për të projektuar një pakënaqësi, që në fakt i paraprin asaj.

Për më tepër mediat anti-qeveri janë gati ta mbulojnë këtë çështje me zell, pasi sado që delikate ajo është brenda kufijve të lejueshëm të kritikës. Në fund të fundit, ajo nuk zbulon lidhje korruptive të familjes kryeministrore me media, biznese apo klane të caktuara. Në këtë mënyrë një incident i jashtëm shërben për shfryrjen e një pakënaqësie të brendshme. Prandaj shqetësimi mbarëpopullor se grekët po na vjedhin detin nga jashtë, në fakt buron nga shqetësimi më themelor se po vidhemi nga brenda.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama