Në “Drejt” nga Luan Rama në ora News, Romir Saraçi  tha se kuvendit është bërë një kongres partie, ku nuk ka diskutim idesh dhe debat e politike.

Saraçi: Nuk më shqetëson kjo dhunë në kuvend, por dhuna politike ndaj opozitës. Sigurisht që bën lajm. Bën lajm edhe kthimi i kuvendit në një kongres partie, ku nuk ka diskutim idesh dhe debate politike. Ka vetëm formacione që udhëhiqen nga lideri.

Vetë Rama nuk bën debat për ligje. Ai nuk e respekton kuvendin, shkon, mban fjalën e tij dhe miratohet si në kongres partie. Prandaj opozita nuk duhet ta lejojë këtë gjë. Kemi një opozitë që ka kërkuar komisione parlamentare, një e drejtë kushtetuese. Ai është kuvendi i gardës. Nëse nuk zgjidhet çështje me mjete politike, në kuvend të vendoset kyçi.

Nga OraNews