
‘Rezoluta e PPE’/ Abilekaj: – Përgënjeshtron premtimin e Ramës.
1 Maji 2025
Analisti Enton Abilekaj shprehet se miratimi i rezolutës së 4-ët në PPE e sjellë nga PD, është në fakt një raport paraprak i OSBE-ODIHR që flet për një dështim të procesit zgjedhor në Shqipëri, proces, që në fakt do të zhvillohet më 11 maj për zgjedhjet për në Kuvendin e Shqipërisë.
I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, Abilekaj tha se nuk mund të ketë integrim në BE apo pasaportë evropiane, siç premton kryeministri Edi Rama, përmes sulmeve ndaj opozitës.
Sipas tij, të gjitha mediat kryesore në Shqipëri, si tituj kryesorë, kanë sulmet ndaj opozitës vetëm pse PD siguroi një kontratë lobimi në SHBA.
Rikthyen mediat një mashtrim në treg për të sulmuar opozitën. Edhe në Serbi, që shquhet për pabarazi ekstreme mediatike, nuk ndodhin këto. Ka më shumë ekuilibër se në Shqipëri. 10 min e para të TV dje, ishin me sulme ndaj opozitës se bëri një kontratë që Rama s’e bënte dot.
Edhe ata që duan të votojnë opozitën, krijon klimën e terrorit ndaj opozitës. Kur shikon shpërndarjen e pushtetarëve të PS në fushatë, ndërsa qytetarët me problemet e tyre, ata u shmangen përballjes me ta. Kjo rezolutë, s’mund të sjellë pasaportë evropiane, e përgënjeshtron atë dhe premtimin e Ramës për t’u integruar në Evropë. Është skandaloze kur OSBE-ODIHR nxjerr një raport paraprak, mbi atë se çfarë ndodh.