Protesta e opozitës, Fatos Lubonja: – Tregon se PD ka ende njerëz!

22 Dhjetor 2025
Analisti Fatos Lubonja komentoi protestën kombëtare të opozitës këtë të hënë përpara kryeministrisë. Lubonja u shpreh në “Studio24” se protesta tregon se PD ka ende njerëz.
Megjithatë ai shtron si problem jo vetëm rrëzimin e qeverisë Rama dhe ardhjen e PD-së në pushtet, por shkatërrimin e bandës kriminale që udhëheq vendin në bashkëpunim me qeverinë.
Nga ana tjetër, shton se protestës i mungon përveç mbështetja ndaj drejtësisë, por edhe kërkesa apo presioni për drejtësi gjer në fund.
Lubonja: Që tregon se ka një fuqi për të grumbulluar njerëz. Por pikëpyetja që ngrihet është kjo, ça kërkohet tjetër. A ka aty zemërimi i popullit apo thirrja që bëri PD? më shumë është një thirrje që bëri PD-ja. Mendoj se ka kohë që populli nuk ndjek me një besim një forcë politike përtej militantëve. Edhe 21 janari me 700 mijë euro e Metës, shkoi një popull i thirrur nga opozita, me 300 petrita. Por ishte një protestë e thirrur nga partia. E vetmja është e armëve që refuzuan edhe opozitën. Shkaqet duhen kërkuar me zhgënjimin që kanë me politikanët në përgjithësi. Këtu ka dhe elementë të tjerë. Për shembull, kjo mpirje, jo vetëm nga koha e gjatë në pushtet e Ramës.
Por për tu bërë indiferent ndaj protestës. Protesta ka diçka, njeriu proteston kur në një farë mënyre ndryshon diçka. Kështu siç ka vajtur puna njerëzit më shumë janë të punësuar nga partia shtet. Kanë njerëz, familjarë. Nuk dalin. Shkak tjetër edhe ajo që shqiptarët nuk kanë një kulturë demokratike që këtu po i dhunohet e drejta e votës. Ngrihen kur u preket kuleta. Tregon se PD-ja ka njerëz akoma. Edhe nuk mendoj se një bashkim me partitë e vogla tani siç jemi, edhe po të shkojnë në zgjedhje prapë fiton Rama.
Po nuk u çmontua sistemi kriminal i vjedhjes së votës. Krimi kontrollon gjithçka me paratë. Ka hyrë një element i ri, nuk kam hallin a po ndërrohet qeveria dhe vjen PD-ja. A po shkatërrohet kjo bandë kriminale, ky tumor i madh? Apo shkatërrohet? A mund të shkatërrohet? Kjo që ka bërë drejtësia që zbulon gjithë rrjetin, që nuk ka shkuar vetëm te Edi Rama. Te protesta mungon një, mbështetje por erdhe kërkim i drejtësisë gjer në fund. Presioni për të shkuar gjer në fund.
