
Përplasja me armë në Laç, ndërron jetë te spitali i Traumës 24-vjeçari
4 Maji 2025
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 24-vjeçari Geri Bitri, një nga pesë të plagosurit e përplasjes me armë mesditën e së shtunës në Laç.
24-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës.
Daniel Gjeloshi 27 vjeç, dhe Klevis Ndreca 28 vjeç, u arrestuan si autorë të përdorimit ë armëve të zjarrit.
Nga OraNews