“Nuk shkarkon gjyqësori”, Berisha: Rama dhe Lubia, që vodhën 50 mln euro, duhet të ikin natën nga qeveria. – Kryeministri do të paditet nesër për dy akuza

Berisha Rama
1 Dhjetor 2025
Teksa ka vijuar me linjën e akuzave ndaj Ramës, kryetari i PD-së, Sali Berisha pohoi se kryeministri gënjen për të mbuluar mashtrimet e tij.
Berisha tha se një ministër është ministër, dhe jo qeveria. Ai tha se Rama dhe Balluku duhet të ikin natën nga qeveria se kanë vjedhur 50 mln euro.
Më tej kreu i PD theksoi se kryeministri Edi Rama është i frikësuar, për vetën e tij.
“Për Belindën e kish hedhur 100 herë në Lanë, por mbron vetëm veten e tij. Ministri emërohet me akt administrative. Deputeti zgjidhet nga populli. Ky bën një mashtrim të madh për të cilën do të shkojë në prokurori, si mashtrues publik. Në end të thotë është I detyruar të shkarkojë ministrin, tani thotë se është presion. Ata që kanë standarde, sigurisht është largim. Pse nuk kemi dy standarde si me Veliajn? Çfarë interesash kanë gjykatësi dhe prokurori që kanë vendosur këtë masë? Çfarë kërkesash kanë pasur ata ndaj ekzekutivit? Kjo do të tronditë në aktpadinë tonë. Ky e ka çuar Lubinë në Ankara”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Së dyti, thotë, duke bërë këtë gjë, gjykatat krijojnë mundësinë e instrumentalizimit të drejtësisë dhe Venecia paralajmëron kundër shtrirjesë së krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me politikën sepse kjo për pasojë i hap rrugën presioneve politike.
Dëgjojeni rrufjanin, thotë se është Erion Veliaj prapa vendimeve.
Sepse nuk mund të thotë fajin e ka Saliu këtu.
Po si mund të thotë një i çmendur kështu?
Kjo i hap rrugën presionit politik ndaj qeverisë dhe destabilizimit institucional. Destabilizim sjell vjedhja, vjedhja dhe vetëm vjedhja.
Përkundrazi, largimi i hajdutëve i shërben stabilitetit të institucionit.
Manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale.
Këtu i shkon gjuha tek dhëmballa, tek vetja e tij.
Këtë ky e quan, meqenëse është vetë i implikuar, tani thotë këta godasin Belindën, që të më godasin mua.
Po, do të vijë edhe tek ti, në mos drejtësia, populli do vijë.
Të garantoj këtë.
Nuk ke shans të shpëtosh.
Jo. Ik më mirë, jep dorëheqjen, largohu sepse në mënyrë absolute shqiptarët do të kërrejnë nga ai vend.
Ministrat kanë funksione politike joadministrative.
E dëgjoni çfarë flet?
Ky njeri tregon me këtë se është i aftë të përqafojë standardin e injorancës, padijes së plotë në këto që thotë, vetëm të mbrojë vetën e tij se për Belindën e kishte hedhur 100 herë në Lanë.
Ministri nuk është zyrtar administrativ. Ministri emërohet me akt administrativ. Deputeti zgjidhet nga populli, ministri emërohet me akt administrativ.
Dhe ky bën një mashtrim të madh publik.
Së fundmi, dëgjojeni, pezullimi gjyqësor i ministrit është de facto presion për shkarkimin e tij.
A ka avokati më të neveritshme se kjo?
Imagjinoni ku shkon kryeministri.
Në vend që të thotë se në këtë rast kryeministri është i detyruar të shkarkojë ministrin, tani thotë se është presion për shkarkimin e tij.
Për ata që kanë standarde etike dhe morale, ky është sigurisht detyrim për largim.
Nuk pezullohet një individ.
Mashtrim publik. Ka zëvendësministra që mbulojnë sektorët dhe qënë momentin që ministri nuk është në detyrë, marrin automatikisht detyrimet e tij.
Dhe kjo, thotë, është këmbë e krye antikushtetuese. Ky është i trallisur nga frika, nga tmerri.
Atëherë qenkan zëvendësministrat jokushtetues.
Ky nuk di se ç’flet.
Komisioni i Venecias, mashtron ky, ka theksuar shprehimisht se qeveria mund të shkarkohet nga organet politike, jo nga organet gjyqësore.
Ministri nuk është qeveria.
Është një ministër.
Pse shkarkohet një ministër nuk është e vërtetë që shkarkohet qeveria.
Nuk shkarkon gjyqësori një qeveri. Qeverinë e shkarkojnë ata që i kanë dhënë mandatin.
Ky është një mashtrim. Ministri nuk është qeveria. Qeveria është Këshilli i Ministrave.
Urdhëro tani, Rama dhe Lubia që kanë vjedhur 50 milionë, qenkan qeveria. Dy hajdutë që duhet të ikin natën nga qeveria.
Lidhur me Gjykatën Europiane e pranoi vetë se nuk ka asnjë rast. Se nuk shkon hajduti, përveç hajdutëve në qeverinë shqiptare, të tjerët nuk e bëjnë këtë.
Pra, si përfundim Edi Rama do paditet nesër për mashtrues publik si njeriu që kërkon të pengojë drejtësinë.
Dy vepra penale të rënda.
Citon parime, së pari thotë Strasburgu se masat e sigurisë nuk mund të përdoren për qëllime politike.
Atëherë tregon se këtu qeveris Erion Veliaj.
A tha ai ndonjë fjalë kur u vendosën masat për Erion Veliajn? Jo, përkundrazi. Jo e pezulloi, e shkarkoi dhe shpalli zgjedhjet në kundërshtim.
