Berat Buzhala

22 Dhjetor 2025

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar dosjen voluminoze të SPAK për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), një skemë e mirëorganizuar kriminale për manipulimin e tenderave publikë.

Buzhala lexoi një përmbledhje prej 200 faqe të dosjes hetimore, për të nxjerrë pikat kyçe të akuzës. Sipas tij, vendimi i GJKKO-së i datës 15 dhjetor flet qartë për paracaktim fituesish në tendera përmes kritereve përjashtuese dhe ndërhyrjeve të qëllimshme në proceset e prokurimit të AKSHI-t.

“Dyshimi kryesor është që një grup i strukturuar kriminal ka vendosur rregullat e lojës, ka mbyllur garën dhe ka vendosur fituesit paraprakisht”, u shpreh Buzhala.

Ai theksoi se në dosje përshkruhen edhe metoda presioni ndaj operatorëve ekonomikë që ankoheshin, përfshirë kanosje dhe heqje të paligjshme të lirisë, me qëllim tërheqjen e ankimimeve. Si ngjarje kyçe, Buzhala përmendi rastin e Gerond Meçes, i cili sipas SPAK dyshohet se është mashtruar nga persona që janë paraqitur si punonjës të BKH-së dhe është detyruar të tërhiqet nga ankimimet.

Sipas Buzhalës, dosja përmban prova vizuale, pamje kamerash sigurie, takime dhe biseda të regjistruara ku flitet hapur për projekte, vlera financiare dhe kritere tenderimi, si dhe për skema faturimesh dhe firmash fiktive për qarkullim fondesh.

Ka ndërhyrje të qëllimshme edhe në e-Albania. Kjo për mua është nga gjërat më flagrante që dalin në dosje”, tha ai.

Në fund të komentit të tij, Buzhala ngriti edhe çështjen e përgjegjësisë politike, duke theksuar se Kryeministri Edi Rama nuk mund të shmangë deklarimin publik për këtë çështje.

Është çështje kohe. Rama do të duhet të flasë, qoftë te prokurori, qoftë te gazetari. Këto gjëra janë shtrirë si rrënjët e një lisi, i sheh qartë”, u shpreh Buzhala.

Sipas gazetarit, ajo që del nga dosja e SPAK është një panoramë e qartë e një skeme të ndërtuar dhe të zbatuar për vite, ndërsa hetimet pritet të zbardhin më tej përgjegjësitë penale dhe politike.

Buzhala:

Sigurisht që me ndihmën edhe të ChatGPT-së, 200 faqe që i futa këtu thashë më nxjerr pikat kryesore pra, anash çka…

“Si rezyme, nga vendimi i GJKKO-së, 15/12…

Dyshimi kryesor. Një grup i strukturuar kriminal dyshohet se ka paracaktuar fituesit e tenderave të prokurimeve të AKSHI-t duke vendosur kritere të tilla që përjashtojnë ofertuesit dhe e mbyllin garën për fituesin e paracaktuar. 

Metoda e presionit. Ndaj operatorëve që ankohen tek autoriteti kontraktor, dyshohet se është përdorur dhunë, heqje e paligjshme e lirisë, për t’i detyruar me u tërhequr nga ankimimet dhe garat.  Ngjarja kyçe.

Përshkruhet rasti kur shtetasi Geron Meçe dyshohet se u mor me mashtrim si policia e BKH, u kanos dhe u detyrua me i tërhequr të gjitha ankimimet. Komunikimet janë bërë edhe përmes telefonit të tij me administratorin për të kryer veprime në e-Albania.

Prova vizuale. Kamera sigurie evidentojnë automjetin Land Rover Defender dhe persona me jelek me mbishkrimet BKH në momentin e marrjes së tij.

Takime e komunikime kompromentuese, video nga ambienti. Nga pamjet e sekuestruara tek E.A. Tobacco dalin takime e biseda me Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Mirlinda Karçanaj ku flitet për projekte dhe vlera e kritere, p.sh. projekt 2 milionë, ne do ta bëjmë 4 milionë. Nuk futet as në eksperiencë. 

Skemë, fatura e firma fiktive. EA Solutions dyshohet si shoqëri fiktive ku stafi rekrutohet e menaxhohet nga Soft Solution dhe faturimet e shërbimet dyshohet se janë formale për me qarkulluar fonde. 

Gjurmët financiare. Përmenden transferta, likuidime, pagesa dividende, 170 milionë lekë Folësi 1: në drejtim të Ergys Agasit si hyrje fondesh nga shoqëri të tjera, përfshi First, Fastech, Soft Solution.

KPP dhe tërheqjet. Dokumentohet se në KPP ka pasur njoftime për tërheqje ankimimi, pastaj pretendime se llogaria u ndërhy në e-Albania dhe KPP ka trajtuar dhe ka rishikuar.

Gjërat kryesore që kanë ndodhur këtu… kanë organizuar dhe implementuar skemë për përcaktimin e fituesve. Kjo është përmbledhja bazë e akuzës. Kanë vendosur kritere për me i përjashtuar ofertuesit.

Pastaj është ndërhyrja e qëllimshme në e-Albania, që për mua duket goxha flagrante

Në dosje, domethënë tash..

Jo, çështja është kjo. Domethënë, kur do të jetë intervista e parë e Ramës që të deklarohet për këto çështje?

Domethënë, qoftë te prokurori, qoftë te gazetari, kudo. S’ka çfarë i bën dot asgjë. Jo, me një moment s’ka qare pa fol. Domethënë, ja te Fevziu, ja diku ka me shku edhe ka me u deklaruar për këto gjëna. Pra, tash kjo është…  Sikur rrënjët e një lisi, domethënë, ato janë hap, domethënë, ti e sheh.