
“Integriteti i procesit zgjedhor po rrezikohet”, PD letër KQZ dhe misionit të OSBE: Shkelje dhe presion politik mbi votën e diasporës! Kërkesë për hetim nga SPAK
7 Maji 2025
Partia Demokratike ka ngritur alarmin për rrezikimin e integritetit të procesit zgjedhor në kuadër të votës së diasporës për zgjedhjet e 11 majit, duke dërguar një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe për dijeni të misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri për vëzhgimin e procesit elektoral.
Sipas demokratëve problematikat përfshijnë mungesën e transparencës, shkelje procedurale, presion politik, shpërndarje jo zyrtare të fletëve të votimit dhe cenim të fshehtësisë së votës.
Kësisoj, Partia Demokratike ka kërkuar një audit të gjithë logjistikës së votës së diasporës, rishikim për pavlefshmëri të çdo vote të dorëzuar, hetim penal nga ana e SPAK për blerje të votave dhe përfshirje të Partisë Socialiste në shpërndarjen e tyre si edhe një dërgim të një misioni të OSBE-ODIHR në qendrat e diasporës në Greqi mes të tjerash.