E nisa këtë shkrim me një titull paksa militant por e vërteta është që jam i gëzuar që Gjergj Bojaxhi po garon për Tiranën. Të mos keqkuptohem, Gjergjin as e njoh e ai as ia ka idenë kush mund të jem (pra nuk ka asgjë për militantizëm).

Ky shkrim është thjesht një renditje e arsyeve pse do votoja për z. Bojaxhi dhe pse mendoj që është kandidatura më e mirë.

Integriteti dhe Sensi i së Drejtës

E vlerësoj shumë faktin që Gjergji Bojaxhi u ndodh pranë një force politike, por nuk u la të përpunohej në epruvetë nga kjo forcë sic ndodh me shumë të gjithë politikanët e rinj. Po është e vërtetë, cdo politikan i ri që është futur në politikë e ka shitur shpirtin për hir të karrierës. Dikush duke bërë zëdhënësin e duke nxjerrë nga goja gjëra që nuk i pelqejnë, e dikush duke mbyllur sytë para vjedhjeve, abuzimeve e korrupsionit masiv.

Bojaxhi punoi duke dhënë maksimumin në cdo pozicion që ka mbajtur. Kam vënë re nga biseda të ndryshme që si nga kampet kundershtare ashtu dhe nga njerëzit prane PD ai gjithmonë është vlerësuar si Njeri Punëtor. Bashkë me një grup të vogël individësh, ai nuk u integrua si pjesë e llogjeve të PDsë, por u vecua kur e pa që kjo forcë politike nuk aspironte të njëjtat vlera si ai. Integriteti dhe karakteri janë dicka e rrallë. Nuk mund të pritet drejtësi, paanshmëri dhe jo korruptim nga njerëz që nuk i kanë këto vlera.

Vlerat Individuale

Votimi i një kandidati për kryetar i një bashkie nuk është i ndryshëm nga marrja në punë e një personi. Në një interviste për punë, ka disa kritere që vlerësohen dhe më poshtë të rendituar të njëjtat kritere dhe argumentim për Gjergji Bojaxhi.

Bojaxhi ka një eksperience shumë pozitive ne administraten shteterore. Vleresimet zyrtare dhe shoqerore per te kane qene gjithmone pozitive.
Fakti qe ka qene ne rol drejtues dhe ka pasur suksese ne punen e tij nenkupton qe ai automatikisht është i pajisur me vecori si:

  • Aftësi si drejtues (Leadership skills)
  • Aftësi organizuese (Organization skills)
  • Aftësi per te zgjidhur probleme te ndryshme (Problem-solving Skills)
  • Pjekuri etj.

Nga një interviste qe pashe ne studion e Ilva Tare, vura re dhe disa vecori te tjera. Ne dallim nga shumë politikane te tjere, Bojaxhi ka dhe një sens fisnikerie. Pershembull ai ne cdo cast u qendroi korrekt punedhenesve te meparshem duke folur per deshtime te pergjithshme por pa hedhur balte dhe me një fare pjekurie dhe vleresimi ne varesi te situatave.

Entuziazëm Real dhe jo Mallëngjime të Shtirura

Profili i gjithanshem i Bojaxhi dhe eksperienca e tij flet per një angazhim per te dhene me te miren ne cdo pune te mundshme. Ne garen per Bashkine e Tiranes 2015, kjo shprehet me një entuziazem real. Bojaxhi është ne gare per te qene bashkiaku i Tiranes, per te ndihmuar realisht ne permiresimin e kesaj bashkie. Kjo është e kundert nga qellimi i dy forcave te tjera politike ku beteja per Bashkine e Tiranes shihet si parabeteja elektorale te rradhes.

Bashkia e Tiranes është shembulli me i mirë per te treguar se si kjo bashki është perdorur vetem politikisht ne keto vite. Nën drejtimin e Edi Rames, persa kohe ai nuk ishte person partiak (por vetem i zgjedhur partiak), Bashkia e kryeqytetit lulezoi. Në castin qe Edi Rama u be drejtues i PS dhe PS ishte forca ne opozite, Tirana u la ne meshire te fatit! Ndokush mund te mendoje se kjo ishte per mungese fondesh. Megjithate per te qene realiste, kjo ishte dhe një loje psikologjike per te degraduar një qytet e per te mbjelle një ndjesi regresi nga qeverisja qendrore.

Atë që beri Edi Rama ne 2 mandatet e fundit ne drejtimin e Bashkise se Tiranes po ben dhe Lulezim Basha, drejtuesi de-juro i PD. Tirana pati një ndryshim te vogel ne ditet e para te qeverisjes. Me pas filloi një degradim i avashte qe vihet re ne cdo qelize te qytetit qe nuk është Sheshi Skenderbej. Nese ne rastin e Edi Rames, mendoj qe ishte e qellimshme per efekt psikologjik, ne rastin e Lulezim Bashes mendoj qe është thjesht një problem impotence drejtuesi, dhe abuzimi te mirëfillte me fondet.

Gjergji Bojaxhi nuk ka qëllim ta përdorë Tiranën në degradim për efekt psikologjik. Në kontrast me z. Basha, Gjergji ka treguar që ka aftësitë drejtuese dhe integritetin për të punuar për hir të punës.

Kandidatët e PS dhe PD

Nuk kam asgje kunder kandidateve te PS dhe PD. Personalisht mendoj se si njërez jane dy zgjedhje shumë te mira. Dr. Halim Kosova gezon një respekt te pergjithshem si profesionist. Erion Veliaj ka treguar qe është një njëri teper energjik dhe punetor.

Megjithate, besoj ne një pozicionim te profesioneve ku e kam te veshtire ta shoh një doktor te afte te merret me administrimin e një super-firme (pasi një bashki nuk është asgje me shumë se një firme sociale). Rasti më i freskët që kam për një doktor mjekësie që tenton të drejtoje një super-firmë sociale është Dr. Sali Berisha. Askush nuk mund te thote se ai ka qene një kryeminister i afte. Mungesa e nocioneve ekonomike e bejne ate një super deshtim ekonomik. Per fat te mirë Dr. Berisha është një politikan i klasit te pare (post-komunist) dhe kjo e ka mbajtur ne loje. Nuk besoj se profili personal i Dr. Halim Kosoves do i perputhej atij te një administratori.

Erion Veliaj mund të jetë ndër figurat më frymëzuese për brezin tim me Lëvizjen “Mjaft”. Zgjedhja e tij politike mund të shihet si një dëshirë për të vazhduar betejën e tij në një nivel tjetër. E kuptoj deri diku, dhe kam pershtypjen se ka bërë një punë shumë të kënaqshme në drejtimin si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Megjithate, përdorja si xhol në këtë cast për një luftë politike të PS nuk mendoj se është levizja e duhur për të personalisht. Për fat të keq, PS nuk është më mirë se PD që luftonte Veliaj dikur dhe ndoshta do duhet dhe ca kohe që Veliaj të reflektojë e të pozicionohet duke gjetur integritetin e humbur.

A ka shpresa reale per Gjergji Bojaxhi per te fituar!?

Mendoj qe kjo pyetje do beje shumekend te hezitojne ne votim. Perballe populizmit dhe votes se shtreses injorante te shoqerise (qe mendoj votojne shpeshhere PD) apo shtreses politike/burokrate qe votojne nen kercenimin e nje vendi pune, fushata e Gjergji Bojaxhi do jete shume e veshtire.

Megjithate beteja nuk eshte e pamundur. Personalisht do sugjeroja per nje praktike te bazuar mbi analizim te dhenash. Nje analize e mire e votuesve do i jepte mundesine stafit te Bojaxhi te bente nje lufte te zgjuar per te fituar pikerisht ato vota qe i nevojiten. E mira eshte qe sot ka shume te dhena nga rrjetet sociale. Nje praktike mbi analizim te dhenash dhe kontakte te drejtperdrejta si ajo qe u perdor nga ekipi i Obames ne zgjedhjet e 2008 do mund te ndikonte ndjeshem rezultatin ne favor te Bojaxhi. All about the data! Perdorini!

Pamje nga lart

Pamje nga lart