FOTO-LAJM/ Kapet nga peshkatarët në Vlorë peshku helmues

25 Mars 2026
Peshkatarët në Vlorë kanë kapur herë të dytë peshkun Para, ose njohur ndryshe peshku Gjyle, peshku më helmues i ujërave të kripura.
Ky lloj konsiderohet një peshk tepër i rrezikshëm.
Drejtuesi i Portit të Peshkimit Radhimë Sherif Dyrmishi thotë se peshkatarët dhe qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, pasi kontakti me të, edhe vetëm nëpërmjet prekjes mund të rezultojë fatal.
