23 Korrik 2026

Pak minuta më parë, turma e protestuesve “mbushi” zonën përpara Kuvendit, derisa policia nisi aksionin për shpërndarjen e qytetarëve me ujë me presion përmes autobotëve.

Policia ka mobilizuar forca te shumta, që te jep pershtypjen qe Tirana eshte populluar vetem me policë.

Kujtojmë se që prej orës 09:00 të mëngjesit, protestuesit e kanë nisur tubimin me përplasje me efektivët e policisë.

Protesta nisi me tërheqjen e kordonit metalik të vendosur nga blutë përreth zonës dhe vijoi me hedhje vezësh dhe domatesh ndaj uniformave blu.

Më pas, qytetarët “zaptuan” kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, ndërsa policia përshkallëzoi masat duke përdorur spraj me piper dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmës.