e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Zyrtare, Migjen Basha vishet kuqezi, FIFA jep driten jeshile

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zyrtare, Migjen Basha vishet kuqezi, FIFA jep driten jeshile
Migjen Basha është bërë zyrtarisht lojtar i përfaqësueses shqiptare të futbollit, pasi më në fund, Komiteti i Statusit të Futbollistit, ka pranuar kërkesën e 25-vjeçarit për t’u veshur kuqezi. Dëshira e Bashës për t’iu bashkuar përfaqësueses kuqezi, mbahej peng nga një ndeshje të luajtur në vitin 2008, lojtari i Torinos i lindur në Zvicër, luajti për kombëtaren e moshave të vendit alpin. Ka qenë pikërisht kjo ndeshje shkas për FIFA-an që të mbante pezull kalimin e tij në Kombëtaren shqiptare për vite me rrallë.

Basha u grumbullua me përfaqësuesen të hënën dhe është konfirmuar për ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë, ndërsa De Biasi ka pohuar se ndaj Norvegjisë ai nuk do të jetë i gatshëm.Gjithsesi, Basha u shpreh mjaft i lumtur në grumbullimin e parë me përfaqësuesen shqiptare. “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Gjeta një ambient mjaft të ngrohtë, pasi me disa lojtarë njihem edhe më përpara.”

Kjo ishte seanca ime e parë stërvitore me Kombëtaren, për të cilën do të jap gjithnjë maksimumin, sa herë që të më kërkohet. U ndjeva mirë.”

“Në fillim pata disi emocione, por më pas gjithçka u normalizua. Pashë se kisha të njëjtin potencial edhe me lojtarët e tjerë, ndaj shpresoj që shumë shpejt të zbres në fushë.

"Kam shumë dëshirë të udhëtoj drejt Oslos, por kjo varet nga përgjigjja që presim. Ende nuk na kanë kthyer përgjigje."

"Unë jam gati dhe po pres me padurim të vesh fanellën e kombëtares, pasi është nder për mua”, ka shpjeguar futbollisti kosovar.