e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Zyrtare, Barcelona firmos me Jordi Alba

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zyrtare, Barcelona firmos me Jordi Alba
Pas disa muajsh kontakte mes dy klubeve, por edhe vetë lojtarit, Jordi Alba është lojtar i Barcelonës. Klubi nga Katalonja ka bërë zyrtar nënshkrimin e me anësorin e majtë të kombëtares spanjolle për shumën e 14 milionë eurove. Negociatat ishin të gjata dhe të lodhshme për të ardhmen e Jordi Alba, por këtë të enjte kanë mbërritur në një fund. Pas disa muajve kontakte, negociata dhe mohimit të çdo lloji mundësie të një transferimi të tillë, Barcelona dhe Valencia e kanë mbyllur përfundimisht marrëveshjen. Jordi Alba do të jetë përforcimi cilësor për mbrojtjen e skuadrës së trajnerit Tito Vilanova.

Ndërkombëtari spanjoll do të jetë lojtar i Blaugrana-ve gjatë pesë sezoneve të ardhshme. Tërheqja e luftës ndërmjet dy palëve në këtë marrëveshje ishte e rëndësishme dhe bëhet fjalë për gati 3.000.000 €, shumë nga e cila hoqi dorë Valencia kësaj here, por ishte bërë pengesë e pakapërcyeshme për një lëvizje të tillë të lojtarit nga fundi i vitit 2011. Në fund, të dyja klubet, Barcelona dhe Valencia kanë gjetur një formulë, që i lë të kënaqura palët.

Kjo është një pagesë e vetme prej 14 milionë eurosh, pa asnjë vlerë të ndryshueshme. Lojtari do të kalojë ekzaminimet mjekësore në Barcelonë javën e ardhshme, pas kthimit nga Kampionatin Evropian, ku është finalist së bashku me Spanjën në turneun e Polonisë dhe Ukrainës. Jordi Alba ka qenë një nga pikat kryesore të ekipit kombëtar spanjoll dhe është aktivizuar në të gjitha ndeshjet si titullar, në krahun e majtë të mbrojtjes.