e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Beckham lihet jashte kombetares angleze per Lojerat Olimpike: Jam shume i zhgenjyer

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Beckham lihet jashte kombetares angleze per Lojerat Olimpike: Jam shume i zhgenjyer
Ish- kapiteni i Anglisë, David Beckham nuk u përzgjodh në ekipin e futbollit që do përfaqësojë Britaninë e Madhe në Lojërat Olimpike që do mbahen në Londër. Pavarësisht moshës së tij, 37 vjeçari kishte shpresuar se përpjekjet e tij për të sjellë Lojërat Olimpike në vendlindjen e tij, në Londrën lindore, do bënin që ta meritonte një vend në ekipin e Stuart Pearce. Ish- mesfushori i Manchester United dhe Real Madrid tha se i ishte mohuar në mënyrë mizore ëndrra e tij për të luajtur në Lojërat Olimpike dhe u shpreh se ishte shumë i zhgënjyer.