e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Zmijani kundër lojtarëve: Cungu veproi drejt, gjobat i meritojnë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zmijani kundër lojtarëve: Cungu veproi drejt, gjobat i meritojnë

Propozimi i bërë nga trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, për të gjobitur futbollistët e tij për humbjen e fundit të pësuar ndaj Teutës, është mbështetur edhe nga një emër i njohur i futbollit shkodran Hysen Zmijani. hysen-zmijani

I ftuar në një prej emisioneve televizive në një prej kanaleve lokalë në Shkodër, ai u shpreh: "Mendoj se vendimi i ndërmarrë nga ana e teknikut Cungu është tejet i drejtë. Ekipi ka marrë edhe premio kur ka luajtur mirë dhe ka fituar, ndaj vendimi për t'i ndëshkuar financiarisht lojtarët për të marrë mbi supe përgjegjësinë që kanë, është i drejtë. Ekipi me sa duket e kishte marrë më lehtë seç duhet takimin me Teutën dhe zhvilloi atë lojë që duhet harruar dhe pësoi një humbje, e cila mund të ndikojë jo pak për vazhdimësinë.

Nuk ka asnjë justifikim tjetër që të zhvillohej ajo ndeshje pa asnjë emocion nga ekipi pa shpirtin e garës që ka shfaqur në takimet më të vështira për mendimin tim siç ishin ato me Skënderbeun e Partizanin në fazën e tretë. Kjo dëshirë i mungoi ekipit në këtë takim", u shpreh Zmijani.

Vazhdimësia

Për Mjeshtrin e Merituar të Sportit, ekipi duhet që pas kësaj humbjeje me Teutën të fillojë dhe të reflektojë në lojë dhe, më pas, edhe në rezultate. Sipas tij, skuadra në çdo takim duhet të futet në fushën e lojës për të marrë pikë.

"Nuk ka asnjë dyshim që përballja e javës së ardhshme me Partizanin do të jetë mjaft e vështirë. Por unë jam i mendimit se djemtë, nëse do të kërkojnë që të bëjnë maksimumin në fushën e lojës, do të dinë që të arrijnë rezultat pozitiv. Në asnjë ndeshje skuadra nuk duhet të shkojë e dorë- zuar. Pavarësisht vështirësive, lojtarët do të kërkojnë që të marrin pikë në takimet jashtë dhe po ashtu të kërkojnë maksimumin në takimet brenda. Edhe në Tiranë me Partizanin ekipi duhet që të kërkojë pikë. Asgjë nuk është e pamundur", ka thënë ndër të tjera Zmijani.

Përgatiti: A.Uruçi