e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Zilxhoviç beson tek mbijetesa: Kjo fitore na jep shpresë, do tia dalim!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zilxhoviç beson tek mbijetesa: Kjo fitore na jep shpresë, do tia dalim!

Adnan Zilxhoviç i është gëzuar fitores së rëndësishme në Pukë ndaj vendasve. Trajneri i Bylisit tha për "Super Sport" që kjo fitore i'a rrit shpresat për mbijetesë.zilxhovic"Është një një fitore e rëndësishme, padyshim që jam shumë i kënaqur për këtë fitore, na duhej sepse kishim disa ndeshje që nuk merrnim pikë.Është një fitore që na rrit besimin tek mbijetesa dhe na bën të shpresojmë".

Për lojtarët

Për sa i përket renditjes, kemi akoma 7 ndeshje dhe deri më tani kemi zhvilluar ndeshje të mira. Për këtë kam qenë dhe optimist dhe kurrë nuk e kam humbur besimin tek lojtarët e mi. Në disa takime na ka munguar edhe fati. Gjithsesi e rëndësishme që sot fituam një betejë, por kemi akoma shumë të tjera dhe jam i sigurtë që do t'ia dalim deri në fund.