e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fitojnë Reali dhe Atletiko Madrid (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fitojnë Reali dhe Atletiko Madrid (VIDEO)


Real Madrid ka shënuar fitore të thellë 4-0 ndaj Eibar në kuadër të javës së 32-të të La Ligës. ronaldo

Madrilenët morën avntazhin që në minutën e 5´ të takimit ma anë të Rodriguez. I ndjekur më pas nga Vaskues dhe Ronaldo të cilët shënuan brenda një minute (18´-19´). Si për të mos mjaftuar tripleta, Zhese Rodriguez katërfishon shifrat duke e mbyllur takimin që në pjesën e parë 4-0.

Në fraksionin e dytë nuk ka patur gola pavarësisht rasteve të krijuara. Me këtë fitore "Los Blankos" vazhdon e pozicionuar e treta me 72 pikë, një pikë më pak se Atletiko Madrid i vendit të dytë.

Fitore ka regjistruar dhe Atletiko Madrid në sfidën ndaj Espanjolit. Djemtë e Simeones arritën të merrni një fitore 1-3 në transfertë falë golave të Torres, francezit Griezman dhe Koke. Ndërsa për vendasit realizoi Diop.