e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Zidan injoron Benitezin: Kam gjëra më të rëndësishme se ai

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zidan injoron Benitezin: Kam gjëra më të rëndësishme se ai

Zinedin Zidan nuk ka dashur t'i japë aspak rëndësi ish-trajnerit të Realit, Rafa Benitez, pas akuzave të forta që ky i fundit bëri në drejtim të skuadrës.

ramos ronaldo zidaneFrancezi kërkon përqendrim maksimal dhe vëmendje për ndeshjen e ardhshme dhe thotë se Reali nuk do ta ketë aspak të lehtë. Sipas tij, Malaga është një skuadër shumë e fortë dhe do të bëjë gjithçka për t'i ndalur.

Benitez

"Kam shumë gjëra të tjera për të bërë dhe nuk kam ndër mend të merrem me ato që nuk më interesojnë. Është folur shumë për këtë temë, por unë dua të mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme (sotme)".

Krenaria

"E rëndësishme është që jam trajner i Realit. E dija që ishte shumë e vështirë dhe kjo është një aventurë e re për mua. Duhet të bëjmë maksimumin, ashtu siç kemi bërë deri tani. Duhet vetëm të punojmë sepse vetëm me punë mund të përmirësohen gjërat".

Malaga

"I kemi rikuperuar forcat tona pas ndeshjes me Romën dhe jemi përgatitur mirë. Malaga është një skuadër e fortë dhe do të kemi një ndeshje shumë të vështirë, ai ajo në mesjavë. Duhet të përmirësohemi më shumë për ndeshjet që luajmë në transfertë, sepse ekipet vendëse kanë me vete publikun dhe motivohen shumë ndaj nesh".