E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nejmar snobon Mesin: Jam fans i Kristianos

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nejmar snobon Mesin: Jam fans i Kristianos

Nejmar dhe Mesi janë duke mahnitur botën së bashku, por me deklaratën e tij braziliani duket se mund të krisë marrëdhënien me shokun e tij të skuadrës.

mesi nejmar alvesPavarësisht se e vlerëson atë, si një nga më të mirët në botë, Nejmar ka pranuar se dikur ka qenë tifoz personal i Kristiano Ronaldos.

Në një intervistë të dhënë për "A Bola", Nejmar ka shprehur dëshirën që portugezi të ishte pjesë e Barcelonës.

Ai flet gjithashtu edhe për trajnerin e tij ideal, ndërsa pranon me modesti se treshja e sulmit të katalanasve është më e mira në botë.

"Më pëlqen shumë Ronaldo dhe jam fans i tij. Ai është një lojtar i madh dhe do të ishte shumë mirë nëse do të luante me Barcelonën", tha Nejmar.

E ardhmja e tij është një çështje delikate, por ai nuk ka dashur t'i shkelë syrin as Murinjos, as Guardiolës.

"Janë të dy trajnerë shumë të mirë, por unë kam trajner Luis Enriken dhe jam i lumtur për këtë. Te Barcelona ndihem shumë mirë dhe bashkë me Mesin dhe Suarezin formojmë një treshe të fortë.

Megjithatë dua të them se Barcelona nuk është vetëm treshja sulmuese. Ne kemi një skuadër të fortë dhe të gjithë bëjnë shumë mirë punën e tyre.

Champions-i?

Kemi shumë rivalitet dhe skuadrat janë të gjitha të forta", ka thënë Nejmar. Ai më tej ka folur edhe për kombëtaren e Brazilit, duke thënë se nuk i interesojnë aspak rekordet që duhet të thyejë.

"Nuk më interesojnë rekordet, ato janë vetëm për gazetarët. Unë dua të fitoj tituj me Barcelonën dhe kombëtaren time", tha Nejmar.