Zidan i uritur: Reali im fiton Champions-in
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fitorja e Realit për ballë Barcelonës tre goi se Zinedin Zidan me ekipin e tij janë një nga favoritët kryesorë për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.
Ai e ka pranuar këtë fakt duke thënë se për momentin të gjitha ekipet janë favorite. Zidan foli edhe për skemën mbrojtëse kundër Barcelonës, por ka dashur ta përqendrojë vë- mendjen te sfida e sotme kundër Volfsburgut.
Sa ka ndryshuar ekipi pas fitores me Barcelonën?
Këtë gjë do ta mësojmë gjatë sezonit, por për momentin po mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme (sotme). Jemi shumë mirë, por jo për faktin se fituam ditën e shtunë. Edhe më parë ishim shumë mirë, ndërsa tani na pret një ndeshje shumë e vështirë.
Është Reali juaj një nga favoritët për Champions-in?
Të gjithë janë favoritë. Ne e dimë që duke filluar nga sot të gjitha ndeshjet janë si finale. Nëse në futboll ia fut gjumit, e paguan shtrenjtë. Jemi në një moment shumë të mirë dhe duhet të jemi të përqendruar. Kjo është ajo që më intereson sepse po u kualifikuam sigurisht që kemi shanse për të fituar trofeun.
Si ndikoi fitorja ndaj Barcelonës në nivelin personal?
Nuk e di nëse më duhej një fitore e tillë, nuk e kam menduar. Më vjen mirë që fituam për lojtarët. Duhet të vazhdojmë me këto rezultate pozitive.
Si janë Isko dhe Hames?
Aktivizimi i lojtarëve është një nga punët më të vështira për trajnerin. Më vjen mirë që i kam në skuadër, por më vjen keq që nuk luajnë aq sa duhet. Unë kam qenë vetë futbollist dhe e di çfarë do të thotë të mos luash, por shpresoj të jenë protagonistë në të ardhmen.
Si e vlerësoni faktin që sulmi punoi shumë edhe për repartin e mbrojtjes ndaj Barcelonës?
Të tre kanë punuar shumë dhe sigurisht që mund të punojnë edhe më shumë në repartin e mbrojtjes. Për momentin, misioni i tyre është sulmi dhe kur ekipi ka nevojë, ata janë të gatshëm të japin ndihmë.
Sa e njihni Volfsburgun?
Është një skuadër shumë e fortë dhe e di që na pret një ndeshje e vështirë. Ata kanë probleme në kampionat, por kjo nuk do të thotë asgjë. Dinë të luajnë, janë të fortë fizikisht dhe të shpejtë. Ata e merituan kualifikimin, por ne do të bëjmë gjithçka për të fituar.
A është Kasemiro çelësi i suksesit të këtij Reali?
Është një lojtar me shumë personalitet dhe ka punuar shumë. Për një trajner është gjithmonë mirë të kesh një futbollist si Kasemiro, por nuk mendoj se është ai sekreti i këtyre fitoreve. Skuadra ka punuar shumë dhe të gjithë po japin maksimumin.
Do të luajë Danilo titullar?
Sigurisht që mund të luajë, po ashtu si Karvahal. Janë të dy lojtarë të shkëlqyer, por nuk e kam vendosur ende kush do të jetë titullar.