Zidan: Vuajtëm, por pësuam 0 gola në 180 minuta
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zinedin Zidan kërkon t'i gëzohet kualifikimit dhe nuk kërkon që të përplaset me gazetarët, të cilët sulmojnë paraqitjen e Realit të Madridit kundër Romës. "Galaktikët" arrijnë të kualifikohen për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe kjo e kënaq trajnerin francez.
"E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por në fund, ajo që vlen për t'u përmendur është vetëm fitorja dhe kualifikimi ynë. Reali vuajti shumë? Përballë kishim një skuadër të fortë, të përbërë me lojtarë të shkëlqyer dhe është normale që brenda një ndeshjeje të paraqiten raste të shumta, ku të duhet edhe të vuash, por në fund, i rëndësishëm është vetëm rezultati final.
Unë di që përballë një kundërshtari italian ne ditëm të shënonim 4 gola në dy ndeshje dhe të mos pësonim asnjë. Nuk shoh asnjë statistikë negative në mes të këtyre, prandaj më duket t'i përgëzoj lojtarët e mi për arritjen e objektivit.
Ronaldo dhe Hames u vërshëllyen? Me sa di unë, Kristiano motivohet shumë nga vërshëllimat, qofshin këto të tifozëve tanë apo atyre kundërshtarë dhe në fund, gjithmonë arrin që të kundërpërgjigjet me gol. Ronaldo e kërkoi golin dhe e gjeti.
Edhe një herë tjetër na e lehtësoi sfidën, prandaj nuk di të them asgjë tjetër përveçse ai është një kampion i madh. Edhe Hames u sulmua, sepse i dëgjoj gjërat që ndodhin në fushë, por unë ftoj tifozët që të na qëndrojnë pranë.
Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Do të tentojmë gjithçka për Ligën e Kampioneve? Pa dyshim që po, sepse skuadra po e rimerr veten dhe lojtarët po japin sinjale pozitive, si Bejl për shembull. Por mos harrojmë se edhe në kampionat kanë mbetur shumë ndeshje, ndaj nuk do të dorëzohemi".