Zgjedhjet, Tirane kryeson Rama, Durres dalin rezultatet e para
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Në Tiranë Edi Rama i PS kryeson me 11996 vota, ndërsa Basha i PD ka 10281 vota ndërsa Milloshi ka marre 133 vota. Jane numeruar 30 kuti nga 485 kuti. Në KZAZ nr 47 në shkollën “Hasan Prishtina” ka nisur numërimi në orën 12:00. Ndërkohë që në KZAZ nr 54 e instaluar në shkollën “Avni Rustemi” në njësinë nr 10 nuk kishte nisur numërimi as rreth orës 12. 30 minuta, për shkak të problemeve me dokumentacionin e komisionerëve. Pranë KZAZ, e cila ka në administrim 25 qendra votimi janë instaluar edhe vëzhgues të huaj.
Ora 14. 10 Në bashkinë Kamëz janë numëruar 13 kuti nga 52. Rakip Suli i PS ka 3076 ndersa kandidati PD, Xhelal Mziu ka 3228 vota.
KZAZ 53, e njësisë nr 9 ndërpritet numërimi rifillon ne 16:00. Komisionerët janë larguar për të bërë pushim. Do rifillojë në orën 16.00. Në katër prej tyre kryeson Rama në një Basha. Ndërpritet numërimi në 4 KZAZ të Tiranës. Në KZAZ numër 47 të njësisë numër 3, është bllokuar numërimi për shkak të mungesë së diplomës së një komisioneri. Ndërsa në KZAZ 55, 58 e 59 ndërprerja është bërë për shkak të lodhjes së komisierët.