e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Zgjedhjet, KQZ publikon rezultatatet e deritanishme

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Zgjedhjet, KQZ publikon rezultatatet e deritanishme
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatat deri në këto moment për disa nga bashkitë më të rëndësishme në vend. Kështu sipas KQZ-së në bashkinë e Beratit kandidati i “aleancës për të ardhmen” Nasufi kryeson kundrejt rivalit të tij të djathtë.
 
Ndërkohë në bashkinë e Fierit kandidati “aleanca për të ardhmen” Baftjar Zeqaj ka marrë 5043 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë 3505 vota.
 
Edhe në bashkinë e Lushnjes kandidati i koalicionit “aleanca për të ardhmen” Fatos Tushe kryeson me 1849 vota kundrejt kandidatit “aleanca për qytetarin” Sanxhaku i cili ka marrë 1344 vota.
 
Në bashkinë e Pogradecit deri më tani kryeson kandidati I “aleancës për të ardhmen” Artan Shkëmbi I cili ka marrë 2075 kundrejt kandidatit të “aleancës për qytetarin” Luan Topçiu.
 
Ndërsa në bashkinë e Kuksit kryeson kandidati I “aleancës për qytetarin” Hasan Halilaj me 3299 vota kundrejt kandidatit të majtë Alfred Cengu i cili ka marrë 1949 vota.
 
Një surprizë është Kruma ku kandidati I “aleancës për të ardhmen” kryeson me 1619 vota kundrejt rivalit të tij Bardhyl Peka i cili ka marrë 1239 vota.

 Ndërkohë në bashkinë e 6 më të madhe në vend atë të Kamzës deri më tani kryeson kandidati i “aleancës për qytetarin” Xhelal Mziu me 3228 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Rakip Suli i cili ka marrë 3076 vota.
 
Ndërsa në bashkinë e Gjirokastrës kryeson kryetari aktual i bashkisë dhe njëkohësisht kandidati i “aleancës për të ardhmen” Flamur Bime me 3137 vota kundrejt kandidatit të “aleancës për qytetarin” Genci Sinoymeri i cili ka marrë 2528 vota.