Shkoder, nis procesi i numerimit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ka nisur procesi i numërimit në qytetin e Shkodrës, pas pushimit disaorësh që kërkuan komisionerët. Nuk priten rezultate surprizë në qytet, por ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e ulët e votuesve për qytetin rreth 30 perqind, ndryshe nga herët e tjera. Sipas rezultateve zyrtare të një dite më parë nga KQZ-ja, morën pjesë në nivel qarku mbi 58 përqind e votuesve. Procesi i votimit dhe i administrimit te materialit zgjedhor ishte shume i mire, ndersa ngerci u pa ne nisjen e procesit të numerimit. Shkak u bene mosmarreveshjet per disa lista.