Zemërgjeri Matiç shlyen borxhet e fshatit të tij
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nemanja Matiç duhet marrë shembull. Futbollisti serb i Çelsit është shndërruar në një hero në fshatin Vrelos në Serbi, ku u rrit dhe hodhi hapat e parë drejt një karriere fantastike.
Ky fshat ka një popullsi prej 1600 banorësh dhe mesfushori i bluve të Londrës paguan të gjitha borxhet që këta banorë kanë në marketin e fshatit. Diçka të tillë ai e bën prej vitesh, madje ka kontribuuar në ndërtimin e shkollave për këtë komunitet.
Për ta konfirmuar diç- ka të tillë ka qenë punëtorja e marketit, Liljana Popoviç, e cila thotë se Matiç shkon gjithmonë në market dhe sheh listën e shpenzimeve që kanë bërë banorët. "Gjëja e parë që bën Matiç kur vjen në fshat është vizita në marketin e zonës.
Ai pyet gjithmonë për listën e borxheve që kanë këta banorë. Duhet thënë se ky komunitet është shumë i varfër dhe blejnë vetëm produktet bazë. Ai i shlyen të gjitha borxhet e tyre", thotë Liljana. Për mesfushorin e Çelsit ka folur edhe drejtori i shkollës. "Ai na ka ndihmuar shumë me aksesorë sportivë, të cilat u shërbejnë fëmijëve për të zhvilluar orën e fizkulturës", ka thënë Bosko Sariç.