Zef Preci: Jemi nje hap larg recesionit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Eksperti i ekonomisë flet për zhvillimet e fundit ekonomike të vendit, krizën e cila e kapërthyer vendin, dhe stanjacionin ekonomik, që sipas tij është vetëm një hap larg recensionit dhe pasojave të frikshme të tij. Ai shprehet dhe padobinë e qeverisë teknikë në vend, rolin e Bankës Qendrore etj...
Ekonomia shqiptare është futur në një spirale tronditjesh prej përkitjes direkte të krizës evropiane. Reagimi i qeverisë është shumë i mefshtë, për të mos thënë që fshihet me fjalë. A mendoni se ka ende mundësi që të merren masa për zbutjen e saj?
“Nuk ka dyshim se ‘avantazhet’ e ekonomisë shqiptare të tre-katër viteve më parë kur edhe filloi kriza aktuale globale, në raport me vendet e rajonit (integrimi i pamjaftueshëm me ekonominë Evropiane dhe globale,etj) tashmë nuk janë më të pranishme. Ndërkaq ka evoluar edhe trajtimi nga ana e qeverisë i këtij problemi. Qeveria, por edhe Banka Qendrore, kohët e fundit duken më realiste në trajtimin e krizës, gjë që shprehet në pranimin e saj, në marrjen e disa masave që synojnë minimizimin e efekteve të krizës, sidomos në drejtim të mbrojtjes së sektorit bankar (ekzekutimi i shpejtë i kolateralit, mundësimi i krijimit të bankave “pasarelë”, shfaqja e fenomenit të shkëputjes juridike të bankave “bija” nga bankat “mëma”, etj); në drejtim të gjetjes së burimeve të reja të financimit siç është lehtësimi i mëtejshëm i kushteve dhe favoreve për investitorët e huaj në sektorët strategjikë të ekonomisë (energji, naftë, etj) apo marrëveshja e fundit e qeverisë me Bankën Botërore, përshpejtimi i privatizimit të aseteve apo aksioneve të mbetura deri më tani në duart e shtetit duke kulmuar me shkurtimin e pritshëm të shpenzimeve buxhetore të parashikuara në fillim të vitit. Natyrisht që këto dhe masa të tjera anti-krizë, edhe pse të pashpallura shprehimisht si të tilla nga qeveria, janë ndërmarrë dhe besoj se do të vazhdojnë të ndërmerren edhe në ditët që vijnë. Në vlerësimin tim, problemi qëndron jo aq në skemën që ndiqet – bëhen ose jo publike në mënyrë të drejtpërdrejtë, por në efektet e pritshme të këtyre masave dhe “efekti domino” që ato krijojnë. ...”.
A janë shpenzimet qeveritare në vendet e rajonit, në Shqipëri veçanërisht, në raport me situatën aktuale, me krizën apo kriza prek njerëzit, por jo shpenzimet qeveritare?
“Nuk ka asnjë dyshim se rritja apo zvogëlimi i shpenzimeve qeveritare ndikon si në situatën e përgjithshme ekonomike të vendit, ashtu edhe në nivelin e të ardhurave dhe nivelin e jetesës së shtresave apo grupeve të ndryshme të shoqërisë. Kjo për shkak se ekonomia kombëtare funksionon si një organizëm i gjallë me veprime e ndërveprime të sistemeve përbërës të saj. Në një kontekst më të gjerë, madhësia dhe struktura e shpenzimeve publike ndikon në jetën ekonomike të shumë sipërmarrjeve private të cilat sigurojnë shërbimet e tyre ndaj sektorit publik. Por madhësia e sektorit publik dhe fakti se në ç’masë ky sektor mund të thithë fonde që vijnë përveç të ardhurave nga tatime-taksat edhe nga borxhet shtetërore, kufizojnë shtrirjen dhe përmasat e shpenzimeve publike.
Në vlerësimin tim, madhësia e vogël e sektorit publik (dominimi në më shumë se ¾ i sektorit privat) i lejon ekonomisë sonë kombëtare më shumë mundësi përshtatje dhe amortizimi të efekteve të krizës globale, ashtu sikurse niveli i arritur i borxhit publik nuk lejon shumë hapësirë për zgjerimin e mëtejshëm të këtyre shpenzimeve, gjë që nuk është rasti në vendet që na rrethojnë. Sa i takon efekteve apo shtrirjes së krizës, askush nuk duhet të vejë në dyshim faktin se kriza prek në mënyrë të njëkohshëm të gjithë agjentët dhe faktorët ekonomikë: qeverinë, biznesin dhe qytetarët. Bizneset po përballen me kosto më të lartë të parave në banka, vështirësi në shitjen e mallrave dhe shërbimeve që ofrojnë, humbje të tregjeve dhe nevojën e riorientimit të tyre, rënie të normës së fitimit dhe në mjaft raste edhe me falimentimin, etj. Në këtë këndvështrim (shtrirjen e efekteve të krizës) Shqipëria nuk është se shfaq ndonjë dallim në krahasim me vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor”.
Disa nga sektorët kryesorë ekonomikë në vend kanë pësuar rënie në totalin e të ardhurave tatimore deri në 27 për qind, një fakt që ka ndikuar në reduktimin e të ardhurave në total. A ka ardhur koha të alarmohet qeveria ekzistuese, sipas jush?
“Rënia e të ardhurave tatimore, si në çdo vend tjetër të rajonit, lidhet me efektet e krizës aktuale, një ndër pasojat kryesore të së cilës mbetet zvogëlimi relativ i kërkesës agregate të brendshme dhe të jashtme njëkohësisht. Po përdor fjalën “relativ” mbasi siç dihet, një numër mallrash siç janë ushqimet, detergentët, ilaçet apo karburantet/lëndët djegëse janë të nevojshme si në periudhat kur ekonomia shënon rritje ekonomike, ashtu edhe kur ajo shkon në drejtimin e kundërt, d.m.th. kushtëzohen veçanërisht nga numri i popullsisë apo ndryshe numri i konsumatorëve në treg.
Ndërsa situata e sotme e ekonomisë shqiptare, duke përfshirë edhe parashikimet kontradiktore të rritjes ekonomike: tejet optimiste nga ana e qeverisë dhe përherë e më realiste por fatkeqësisht në nivele nën 2 përqind nga institucionet e specializuara ndërkombëtare, mund të konsiderohet pa frikë si një stanjacion ekonomik, d.m.th. një hap larg recensionit dhe pasojave të frikshme të tij. Kur flasim për stanjacion nuk nisemi thjesht nga përkufizimi i kësaj dukurie që shfaqet në jetën ekonomike të një apo disa vendeve, si ‘një periudhë kur ekonomia rritet me një ritëm ekstremisht të ulët dhe shkon drejt recensionit’. Në teorinë ekonomike, por edhe në përvojën e vendeve të ndryshme, gjatë stanjacionit, pamundësohet hapja e vendeve të reja të punës, nuk shënohet rritje e pagave, etj., dhe në rrethet e analistëve të ekonomisë pranohet gjerësisht se një rritje ekonomike prej 2-3 % është tregues i shfaqjes së kësaj dukurie ekonomike.
Natyrisht që situata e stanjacionit lidhet me ciklin e biznesit, me situata paqëndrueshmërie ekonomike që krijon p.sh. kriza aktuale globale, etj., dhe karakterizohet nga një nivel i ulët i inflacionit, gjë që nuk nxit rritjen e kërkesës për para, etj. Ndonëse, ekonomitë e vendeve të ndryshme-në rastin konkret ekonomia jonë kombëtare, rrallëherë shfaqin situata që përputhen me përkufizimet teorike dhe pothuajse asnjëherë nuk mund të shohësh një ‘rreshtim’ të tillë të faktorëve që të ngjasojë me kushtet laboratorike të një dukurie ekonomike, personalisht jam skeptik rreth mundësive që ekonomia shqiptare ka për të kaluar në një rritje ekonomike më të shpejtë e dyshifrore, besoj se kanë shteruar burimet ekstensive të saj (rritjes, ndërsa sfidat e së ardhmes pritet të jenë edhe më të mëdha...”.
Ekonomitë problematike (si janë ato greke dhe italiane kohët e fundit shumë të lidhura me ekonominë tonë), përcjellin sinjale negative në tregjet ndërkombëtare të borxheve, duke vështirësuar huamarrjen në tregun ndërkombëtar dhe rritje të normës së interesit dhe për borxhin shqiptar, duke na shtuar koston e borxhit. Si i parashikoni ju zhvillimet e fundit të Greqisë dhe të Italisë? Deri ku mund të shkojë skenari më i keq?
“Është e vërtetë që kriza aktuale ka krijuar një numër rrjedhojash negative ekonomike, financiare, monetare, sociale dhe ndoshta edhe paqëndrueshmëri politike (p.sh. përsëritje e zgjedhjeve në Greqinë fqinje dhe ndoshta edhe një qeveri të dobët që do të dalë nga zgjedhjet e 17 Qershorit) si në nivel global, në vendet e BE-së dhe në vendet e rajonit tonë. Sa i takon vendit tonë, për një numër shkaqesh që lidhen më shumë me marrëveshjet shtetërore të vendit me FMN-në (deri pra katër-pesë vitesh) se sa me qeverisjen, pesha e borxhit është relativisht e lartë dhe në kufijtë e rrezikut, por vlen të theksohet se në këtë situatë të turbullt ekonomike e financiare, dominimi kryesisht i borxhit të brendshëm e bën këtë fenomen (borxhin) deri-diku të menaxhueshëm me kushtin që qeveria të mos lejojë rritjen e mëtejshme të tij, por përkundrazi, të lëvizë në kahjen e kundërt.
Në vlerësimin tim, në koston e lartë të borxhit publik shqiptar ka ndikuar edhe politika monetare, mbasi normat e larta të interesave për huatë bankare kanë lejuar për rrjedhojë edhe nivel të lartë të normës së fitimit (yeld) të bonove të thesarit dhe sektori bankar shqiptar, më shumë se një herë, ka shfaqur shenja të mungesës së konkurrencës e ndoshta edhe elementë të shkeljes së konkurrencës ndërmjet tyre.
Zhvillimet e fundit në ekonomitë e Greqisë dhe Italisë nuk mund të mos influencojnë në përkeqësimin e situatës në ekonominë tonë kombëtare, ndonëse kanalet e transmetimit të krizës mbeten po ato: rënia e mëtejshme e prurjeve monetare të emigracionit (remitancat), pamundësim i punësimit sezonal (kryesisht në Greqi), vështirësim i statusit të shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë në vendet perëndimore, dhe nëse situata rëndohet më tej duke përfshirë edhe implikimet politike të rrymave nacionaliste e raciste (p.sh. në Greqi) mund të nxitet edhe rikthimi në shkallë relativisht të gjerë i emigrantëve drejt Shqipërisë. Por, sidoqoftë, skenari më i keq i mundshëm lidhet me pasojat e daljes eventuale të Greqisë nga Eurozona”.
Pse qeveria shqiptare është kaq e ngurtë në marrjen e masave direkte për këtë situatë? Si e shikoni rolin e saj?
“Personalisht nuk mendoj se qeveria ka qenë e ngurtë në situatën në të cilën po kalon ekonomia e vendit tonë. Problemi mendoj se qëndron në debatin e pamjaftueshëm publik dhe në rrethet e specialistëve, akademikëve, studiuesve, etj., rreth dobisë së masave apo politikave të ndërhyrjes në përballimin e situatës; në politizimin herë-herë plotësisht të panevojshëm të këtyre politikave (shihni p.sh. mbajtjen pezull të reformës në fushën e sigurimeve shoqërore e pensioneve); në përdorimin propagandistik të tejkaluar të indeksimit apo rritjes së pretenduar të pagave të punës në sektorin publik, etj.
Në vlerësimin tim, në çfarëdo rrethanë historike, por veçanërisht në kushtet e një krize si kjo e sotmja, suksesi i ndërhyrjeve në politika publike në nivel makro dhe mikro, edhe kur janë plotësisht të formuluara në mënyrën më të mirë të mundshme, varet edhe nga dy kushte thelbësore: transparencës ndaj grupit shoqëror që ‘paguan faturën’ e masave që merren, si dhe nga bashkëpunimi luajal midis maxhorancës dhe opozitës. Për fat të keq, ekonomia jonë vazhdon të vuajë pamjaftueshmërinë e plotësimit të këtyre kushteve që garantojnë suksesin e çdo politike publike apo ndërhyrjeje në ekonominë e vendit. Kështu, në kushtet e një qëndrimi më transparent të palëve të përfshira, biznesi mund të ndihmohet të kuptojë më mirë se zhvillimi i tij kalon përmes cikleve dhe problemet e akumuluara”.
Ka një perceptim publik dhe kritika të vazhdueshme të ekspertëve që nuk e vlerësojnë Bankën Qendrore. A mendoni se ajo nuk është treguar shumë transparente dhe profesionale?
“Problemi i rolit të Bankës Qendrore në përballimin e krizës është mjaft delikat në të gjithë botën, por sidomos në vendet me institucione të dobëta si vendi ynë. Ajo gjendet në rolin e balancuesit të interesave ndërmjet aksionerëve të bankave tregtare, qeverisë dhe publikut që depoziton kursimet e veta në sistemin bankar. Çfarëdo çrregullimi që ndodh, qoftë për shkak të kapaciteteve të kufizuara, vendim-marrjeve të vështira apo të ndikuara politikisht, ose edhe pamundësisë së veprimit në një rrethanë të caktuar përkthehet në rrjedhoja të drejtpërdrejta në ecurinë e ekonomisë kombëtare. Kështu, pavarësisht argumenteve pro dhe kundër që nuk mungojnë në rrethet e ekspertëve vendas dhe të huaj, mbajtja e një norme të lartë të interesave në tregun ndërbankar të kredisë (aktualisht vendi ynë ka atë nivel norme të interesit që vendet e BE-së kishin në fillimet e krizës, në mesin e vitit 2008) përkthehet në rritje të vështirësive për bizneset në marrjen e huave bankare nga ana e tyre, në kosto më të lartë të parasë në mbarë ekonominë tonë duke përfshirë edhe interesat që qeveria duhet të paguajë për bonot e thesarit, etj.
Ndërkaq, përdorimi i mekanizmave të diskutueshëm nga pikëpamja e legjitimitetit juridik si p.sh. blerja e një aseti publik (godina e hotel Dajtit) pak vite më parë, etj, mund të konsiderohen si veprime që largon Bankën Qendrore nga roli i saj ligjor dhe kushtetues, etj. Me këtë dua të them se si përplasjet e pavend midis Bankës Qendrore dhe qeverisë, ashtu edhe situatat e kundërta, d.m.th. të funksionimit të tyre si një njësi e vetme krijojnë të njëjtat pasoja mbi ekonominë kombëtare. Ndoshta ka ardhur koha që të amendohet edhe ligji mbi të cilin është ngritur dhe funksionon vetë Banka Qendrore, duke shtuar edhe lidhjen apo kushtëzimin e veprimtarisë së këtij institucioni me ecurinë e disa treguesve të tjerë të ekonomisë, përveç mbajtjes në parametrat e ligjit të normës se inflacionit që bën sot ky institucion, edhe nivelin e punësimit, etj.
Kjo do të nxiste një dinamikë dhe rol të ri të Bankës Qendrore, larg skemës ekzistuese që, nëse ky prag stanjacioni që përjetojmë aktualisht do të shndërrohet në stanjacion, askush nuk mund të heqë nga përgjegjësia edhe këtë institucion në krijimin e një situate të tillë. Përveç kësaj, kriticizmi im kryesor ndaj Bankës Qendror lidhet me shkallën ende shumë të lartë të parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar, me rritjen gati-gati të pakontrolluar të huave problematike apo pa shpresë kthimi, me mbikëqyrjen ende të dobët të bankave tregtare, rrjedhojë e së cilës është padyshim mungesa e konkurrencës ndërmjet tyre, shfrytëzimi prej tyre i tregut herë-herë edhe në dëm të depozituesve apo edhe të ekonomisë kombëtare në tërësi. Kështu nuk ka si shpjegohet ndryshe diferenca shumë e lartë ndërmjet interesave për depozitat dhe atyre për kreditë bankare, niveli shumë i lartë i interesave që qeveria duhet t’u paguajë bankave tregtare për bonot e thesarit, se vendimet e Bankës Qendrore për uljen e normave të interesit reflektohen në dëm të depozituesve, e pothuajse aspak në favor të huamarrësve të bankave - bizneseve dhe qytetarëve, etj.
Sa i takon transparencës, në vlerësimin tim, Banka Qendrore ka shënuar hapa përpara dhe kjo është bërë në funksion të ruajtjes së besimit publik ndaj bankës si institucion, pengimit të spekulimeve mbi gjendjen reale të tyre, etj. Por më shumë se p.sh. pranimi me gjysmë zëri i krizës aktuale, mendoj se Banka Qendrore duhet të rrisë rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit makro-ekonomik në tërësi dhe atij monetar në veçanti, në inspirimin e politikave publike që jo thjesht lehtësojnë pozitën e bankave në raport me huamarrësit, por edhe mbrojnë këta të fundit dhe konsumatorët e shërbimeve bankare në përgjithësi, në nxitjen e zhvillimeve pozitive në ekonominë reale, duke shërbyer kështu edhe si një pasqyrë e qeverisjes dhe progresit ekonomik e monetar të vendit drejt BE-së”.
A mund të jetë një zgjidhje krijimi i një qeverie teknike me ekspertë për të kaluar këtë situatë tejet të vështirë ekonomike?
“Në vlerësimin tim, edhe pse krijimi i qeverive teknike me ekspertë është një gjë normale dhe e provuar për epërsinë e saj ndaj qeverive politike në kohë krizash si kjo e sotmja (Greqia, Italia, etj.), vendi ynë nuk ka krijuar ende as traditë të mjaftueshme demokratike në përgjithësi, dhe as dhe modele të suksesshme të menaxhimit të përkohshëm të fateve të vendit nga teknicienë apo frymëzimin e veprimtarisë politike nga ide dhe reforma që burojnë nga ekspertët, studiuesit, teknicienët në tërësi.
Madje, ekziston rreziku që në mungesë të vullneteve politike përfaqësuese apo përmes maxhorancave të formuara sforcimisht, qeverisja e vendit të largohet nga funksionet bazë dhe mirëqeverisja, aq e nevojshme për funksionimin e tërë sistemit demokratik të vendit. Pavarësisht kësaj, mendoj se në rrethet politike nevojitet më shumë realizëm mbi gjendjen aktuale të vendit, mbi rrugët që çojnë në një axhendë reformash pro rritjes ekonomike, pro prodhimit vendas, pro eksportit, për një klimë më të mirë të biznesit, etj. Ndërkaq, në interes të normalizimit edhe të situatës politike në vend, e çmoj dobiprurëse që edhe debati publik e politik në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të dominohet nga konkurrenca e alternativave zhvillimore, nga axhenda reformash që lehtësojnë dhimbjet e krizës aktuale dhe ofrojnë vendin me Evropën”.