FMN: 456 miliarde dollare per BE, Obama nuk takon lideret e G20
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Në fund të ditës së parë të samitit të 20 vendeve më të zhvilluara të botës, që po mbahet në Los Cabos të Meksikës, liderët e BE-së kanë arritur objektivin e tyre për të marrë një fond prej 456 miliard dollarësh nga FMN, për të ndihmuar rritjen ekonomike në Eurozonë, më i madh se ai i parashikuari. Shefja e FMN-së Christine Lagarde deklaroi se me këtë fond të miratuar janë tejkaluar pritshmëritë, kur dihet se ishin parashikuar të akordoheshin 430 miliard dollarë. Teksa lajmëroi dhënien e këtij fondi, Drejtoresha e Përgjithshme e FMN-së Christine Lagarde theksoi se fondi mund të përdoret për të mbrojtur, zgjidhur e parandaluar krizat financiare në vendet e Eurozonës.
Ndërkohë liderët e G20 kanë rritur presionin mbi kancelaren gjermane Angela Merkel mbi krizën në Europë dhe mënyrat për përballjen e saj. Rrjeti mediatik Bloomberg shkruan se “Liderët e 20 vendeve më të zhvilluara janë përqendruar në gjetjen e përgjigjeve për krizën financiare në Europë, nëpërmjet stabilizimit të bankave, duke nisur fillimisht nga bankat spanjolle”. Sipas Bloomberg liderët e G20 po rrisin presionin mbi kancelaren Merkel për zgjerimin e masave të shpëtimit.
Ndërkohë, në natën e parë të samitit nuk është mbajtur takimi i pritshëm i liderëve të G20 të pranishëm në Los Cabos, me presidentin amerikan Barack Obama. Lajmi u bë i ditur nga burime pranë pjesëmarrësve në samit. Në këtë suazë, Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso deklaroi se BE nuk pranon leksione për menaxhimin e krizës ekonomike në Eurozonë.
“Jemi tërësisht të hapur dhe të gatshëm për të ndërmarrë angazhimin tonë në bashkëpunim me partnerët, por sigurisht që nuk ndodhemi këtu, për të marrë leksione nga askush”, u shpreh Barroso, duke nënvizuar se sfidat nuk janë vetëm evropiane, por globale. Ai riktheu në vëmendje faktin se kriza financiare nisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, katër vjet më parë.