Opozita e cuditshme 'dalezotse'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kthimi i Nanos ringjall debatin brenda të majtës. Dështimi i projektit presidencial i lë rrugën projektit "Dalëzots". Petro Koçi: Nano, i zgjuar por jo i mençur. Arben Malaj: Nano, kontribute pozitive.
Në vitin 2007, kur dështoi në nismën për t’u zgjedhur në krye të shtetit, Fatos Nano pati inicuar një lëvizje që synonte dëmtimin e lidershipit politik të Edi Ramës në krye të PS. I pasuar nga një numër ndjekësish brenda partisë, mes të cilëve spikaste Petro Koçi, ish-kryeministri nxiti formimin, asokohe, të Lëvizjes për Politikë Institucionale, e cila pretendonte të krijonte një fraksion të fuqishëm brenda opozitës, përballë linjës zyrtare të Edi Ramës. Por ashtu siç ndodhi edhe më 2002, me lëvizjen për katarsis, e cila drejtohej kundër Ilir Metës, nisma e re politike e Nanos përfundoi pa lavdi. Komente e hidhura të Petro Koçit, të fundit të vitit 2007, e pasqyrojnë më së miri këtë pezmatim të rradhës që Nano u shkaktoi përkahësve të tij brenda PS.
“Hera e pare në jetën time që shpresova se Nano nuk do të cedonte”, shprehej Koçi në atë kohë. “Në 2002 e dija se ai do e braktiste Katarsisin. Them e fundit, sepse nuk do te ketë here tjetër me Fatos Nanon. Anulimi i takimit të Fierit ishte oferta që Nano i bëri Ramës, duke shitur Lëvizjen dhe kërkuar një marrëveshje personale në kurriz të mbështetësve të saj. Tani, kur bëjmë një analizë më objektive, mund të themi se Nano shiti edhe postin e Kryetarit të PSSH tek Edi Rama në 2005”.
Ky zhgënjim i eksponentit të njohur socialist ka të bëjë me herën e fundit që kryetari historik i PS ndërmori një nismë politike dhe e la atë në mes. I njëjti zhgënjim dhe skepticizëm që rrethon sot, që në hapat e parë, lëvizjen më të re të Fatos Nanos. Sërish pas një dështimi presidencial. Sërish kundër Edi Ramës dhe opozitës në përgjithësi.
Në harkun e një muaji e gjysëm, Nano u rrek me të gjitha forcat që t’i bënte të besonin shqiptarët, se ai kishte ndryshuar në mënyrë skektakolare sjelljen dhe axhendën e tij politike, qëndrimet dhe objektivat e tij afatshkurtra. Teksa vetëshpallej më 19 prill kandidat për kreun e shtetit (një gjest i çuditshëm, për sa kohë që për të kandiduar duhen së paku 20 firma deputetësh), Fatos Nano zbriste në politikën aktive të Tiranës me qyrkun e një politikani që pretendonte të kishte harruar gjithçka; nga vinte, çfarë përfaqësonte, cila ishte e shkuara e tij politike dhe cilat qenë raportet e tij me palët në lojë. Një figurë politike “përbashkuese”, pa pigment, pa krah dhe anësi. Një lloj politikani që flet me gjuhën e burokratëve të Brukselit dhe që predikon orë e çast paqen, marrëveshjen, kompromisin dhe mbi gjithçka...integrimin europian.
Ky truk publicitar i drejtohej një publiku që e njihte mirë. Ashtu siç e njihnin mirë edhe “pokeristat” e vjetër të politikës shqiptare Berisha, Rama e Meta, të cilët nuk u impresionuan nga oferta e përsëritur e tij për t’u ulur në poltronin e Bamir Topit, në emër të një kontrate të madhe “transversale”. Në një hark kohor prej një muaji, Nano u përpoq me të gjitha fuqitë e tij, që të faktorizohej në një garë e cila luhej me aktorë, interesa dhe llogari të tjera nga ato që përkonin me emrin e tij.
Sot Fatos Nano e sheh veten pa një projekt politik, pa përkrahjen e Petro Koçit dhe politikanëve të tjerë të majtë kryesorë, si dhe përballë sfidës së organizimit të një turi të ri “në bazë”. Aty ku ai beson ende se ka mbetur diçka nga lavdia e dikurshme e politikanit-simbol.
Shpallja e “Lëvizjes Nano për fitoren e socialistëve” ka qenë fabula përmbyllëse e procesit presidencial. Ishte në fakt sekuenca më pak serioze e tij. E palidhur direkt me këtë zhvillim politik, lëvizja ishte në fakt gjesti i pritshëm inatçor i ish-kryeministrit kundër partisë së tij. Sot ai gjendet edhe një herë në të njëjtën transhe me kryeministrin Berisha, përballë partisë që themeloi vetë. Pasi predikoi paanësinë dhe mospërzierjen me asnjë prej forcave politike për dy muaj rresht, tani Nano deklaron se dëshëron t’i rikthehet “dashurisë” së vjetër politike, Partisë Socialiste. Nëse krahason atë që ai ka deklaruar në muajin e fundit, sesi është përbetuar për të qenë i baraslarguar, sesi ka evokuar nevojën për një marrëveshje të re politike në vend, sesi është përkjekur ta fetishizojë rrugën drejt Europës dhe gjithçka që lidhet me të, për të atakuar, kërcënuar e fyer më pas hapur njërin krah, duke valëvitur papritmas dëshirën për t’u rikthyer socialist i bindur – do të kuptosh sesa i vështirë dhe i pavërtetë tingëllon ky konvertim i tij i rradhës.
Zgjedhjet e vitit të ardhshëm kanë një peshë të pazakontë mbi dy rreshtimet politike kryesore. Fatos Nano dhe eventualisht Ilir Meta, janë dy kartat e fshehura nën mëngë, që Berisha llogarit se do t’i japin një mandat të tretë qeverisës. Nuk duket e rastit që kryeministri është zhdukur nga ekranet televizive, qysh ditën që u shfaq lëvizja politike e Fatos Nanos. A është kjo taktika e rradhës, për t’i hapur rrugë dhe për të mos trazuar jehonën publike që do të ketë kryqëzata më e fundit e ish-kryeministrit? Duket se është pikërisht kështu.
E majta shqiptare po ushqen edhe një herë gossipin politik në Shqipëri. Kërcënimet publike të Nanos për një rol prej protagonisti në zgjedhjet e ardhshme, deri tani shqetësojnë pak brenda kampit opozitar. Shumëkush i drejtohet konceptit të thjeshtë, se ish-kryetarit nuk i zgjat shumë inati i rradhës. Edhe historia i vjen në ndihmë këtij gjykimi mjaft të përhapur jo vetëm në qarqet politike, por edhe në opinionin publik. Natyrshëm Nano duhet të kalojë një provë zjarri, se e ka seriozisht ndërtimin e një shtëpie politike paralele brenda të majtës zyrtare. Opozita “dalëzotse” ka një malore të fortë para vetes. Duhet një herë e parë, pas kaq kërcënimesh që u ngjajnë bubullimave verore, pa asnjë pikë shiu brenda.
Duke parë hezitimin e pasivitetin e emrave me peshë të opozitës ndaj nismës së tij më të re, skepticizmin e publikut dhe shpërfilljen e selisë zyrtare rozë, vështirë se mund të parashihet një “LSI bis” në të majtën shqiptare në muajt që vijnë. Sepse së pari PS nuk është në pushtet si në vitin 2004 dhe së dyti, sepse zgjedhjet e ardhshme janë ende larg. Për fatin e keq të ish-kryeministrit dhe për fatin e mirë të kryeopozitarit.
Për Nanon, Pro dhe Kundër
Dy politikanët e njohur të së Majtës, Arben Malaj dhe Petro Koçi flasin për lëvizjet e fundit të z.Fatos Nano. Si e shikojnë Lëvizjen e tij të re, marrëdhëniet e Socialistëve shqiptare me të dhe të ardhmen e figurës së tij. Një përpjekje e “JAVA” për të intervistuar dhe të tjerë politikanë të së Majtës nuk ka rezultuar e suksesshme. Shumë personazhe të njohur të PS-së kanë hezituar për të dhënë gjykimin për ish-kryetarin e tyre...
Arben Malaj: Qëndrimi ndaj kandidaturës së Nanos, ishte i pashpjegueshëm
Një nga politikanët më të njohur të së Majtës shqiptare analizon me kujdes dhe gjakftohtësi ngjarjet e fundit që lidhen me lëvizjet e fundit të Z.Nano dhe sfidat e të majtës me problematikën e rëndë që po kalon Shqipëria... “Ndaj nuk duhet filloj asnjë fushatë penguese, bllokuese dhe përbaltosje ndaj çdo lëvizje të re politike brenda PS-së, brenda të Majtës apo në të Djathtën shqiptare”, shprehet ai
Pas përpjekjes së dështuar për tu vetëofruar për president, ish-kryeministri socialist po bën përpjekje që të jetë ndryshe në politikën shqiptare. Së fundi, z.Nano ka inincuar një lëvizje të re. A mendoni se mund të ketë jetë ajo?
“Në fakt, lëvizja nuk ka të bëj me statusin e ish-kryeministrit por të ish-kryetarit të PS-së. Patjetër që PS-ja pas disa mos sukseseve/humbjeve të përsëritura duhet të ketë vetëm një mision: të ndalë keq-qeverisjen e vendit. Në plotësim të këtij misioni duhen bashkuar të gjitha kontributet dhe përkushtimet pozitive. Çdo lëvizje në PS dhe në politikën shqiptare që sensibilizon, angazhon dhe bashkon kontribute pozitive nga partitë politike dhe shoqëria civile duhet mirëpritur dhe mbështetur, jo si një grindje e re në politikën tonë por si një sinergji pozitive përball sfidave të vendit tonë. Fitorja e zgjedhjeve nuk është e lehtë, ndërsa qeverisja e ardhshme e vendit do të jetë e vështirë, ndaj PS-ja ka nevojë më shumë se çdo parti tjetër politike të jetë sa më e hapur, të jetë sa më gjithëpërfshirëse duke filluar nga vetvetja. Këto nuk janë sfida personale dhe nuk përballohen me preferenca personale për të promovuar apo për të penalizuar individë të caktuar. Dështim i përsëritur i opozitës e dëmton vendin shumë, pasi qeveritë që rrinë gjatë në pushtet kanë risk të lartë të korruptimit dhe të kapjes së shtetit. Fatin e lëvizjes e përcakton qëllimi i lëvizjes. PS si forca më e madhe opozitare duhet të përmbushë misionin e saj historik, misionin e opozitës, të ndal keq qeverisjen, të reduktoj krizat institucionale dhe të përshpejtoj integrimin e vendit. Dështimet e PD-së janë të qarta dhe shumë të rënda për vendin. Suksesi PS-së është më shumë se i domosdoshëm”.
Çfarë është e huaj tani për socialistët shqiptarë nga z.Nano (përfshirë dhe momentin kur u vetëofrua si kandidat për president)?
“Nano solli kontribute pozitive në procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit, solli ndikime pozitive në ambientin politik shqiptar që po dominohet gjithnjë e më shumë nga gjithnjë e më pak individë. Mbështetja publike që Nano mori nga opinioni publik shqiptar dhe faktori ndërkombëtar duhet të respektohej nga PS-ja për ta mbështetur Nanon të ishte pjesë e garës për postin e Presidentit të vendit. Qëndrimet kategorike kundër, në asnjë rast nuk i kanë sjellë PS-së ndonjë përfitim real në performancën e saj si partia më e madhe opozitare. Shpesh janë përdorur për ballafaqime individuale, ç’ka minimalisht nuk e ka lejuar PS-ja të rritet si forcë politike dhe të meritojë sa më parë përgjegjësinë e qeverisjes së vendit. Zhvillimet e fundit në parlament kanë treguar se një pjesë e lidërshipit politik të vendit tonë e kërkojnë suksesin e tyre politik tek aleancat numerike duke dëmtuar rëndë cilësinë e të bërit politikë në favor të shqiptarëve, si politikë për mbijetesë personale”.
Juve keni qenë nga të paktët e ekuilibruar në lidhje me kontributin e tij. Si e shikoni të ardhmen e z.Nano në politikën shqiptare?
“Analiza dhe mbështetja ime dhe e disa kolegëve të tjerë për kandidimin e Nanos është bërë në këndvështrimin e sfidave që ka PS-ja ndaj të ardhmes të vendit tonë. Po zvarritemi pa fund si dështak të përsëritur në procesin e integrimit, vendi rrezikohet nga keq qeverisja dhe kriza globale dhe vitet 2012 dhe 2013 do të jenë të vështirë për të gjithë shqiptarët. Ndaj, nuk ka vend për politikë me qejfmbetje dhe grindje personale, nuk ka vend për politikë me hakmarrje personale. Qëndrimi kategorik kundër kandidimit të Nanos është i pashpjegueshëm në raport me qëndrimin pa asnjë parim dhe asnjë kusht ndaj çdo aleance tjetër hipotetike.
Sfidat tona nuk janë të lehta, sfidat tona nesër mund të jenë më të vështira, ndaj ka vend për më shumë kontribute pozitive nga personalitetet me përvojë por edhe nga ato të të rinjve që janë angazhuar në politikë për motive fisnike. Ka vend për shumë më tepër kontribute nga qarqet akademike dhe shoqëria civile. Çdo lëvizje e re politike duhet të jetë e mirëpritur, vlerësimin përfundimtar duhet ta bëj opinion publik, duhet ta bëjnë votuesit. Ndaj nuk duhet filloj asnjë fushatë penguese, bllokuese dhe përbaltosje ndaj çdo lëvizje të re politike brenda PS-së, brenda të Majtës apo në të Djathtën shqiptare”.
Petro Koçi: Nano është shumë i zgjuar, por jo i mençur..
Kryetari i PSV 91 dhe njeriu që drejtoi dikur Lëvizjen për Katarsis, e quan krejt të pajustifikuar lëvizjen e fundit të z.Nano. Sipas tij, Nano ka qenë i shkëputur nga interesat e gjera të socialistëve në vitet e fundit dhe këtij personaliteti i mungon koherenca...
Pas përpjekjes së dështuar për tu veteofruar për president, ish-kryeministri socialist po bën përpjekje që të jetë ndryshe në politikën shqiptare. Së fundi, z.Nano ka inincuar një lëvizje të re. A mendoni se mund të ketë jetë ajo?
“Është një lëvizje e pajustifikuar, pavarësisht gjendjes me nevoja përmirësimi në të cilën ndodhet e Majta socialiste. Më e pajustifikueshme bëhet pretendimi për këtë lloj lëvizjeje kur konstaton se ajo u formulua pas përpjekjeve të ekzagjeruara të Nanos për të kapur presidencën. Nëse Nano e kishte pasion shëndetin e PS-së dhe jo pushtetin presidencial, atëherë s’do kandidonte kurrë për atë post. Mendoj se projektet politike personale nuk gjithëpërfshijnë dot interesa publike. Posti i presidentit dhe mënyra sesi realizohet zgjedhja sot, p.sh. nuk ka hapësirë të mjaftueshme pushteti për ta kthyer në projekt publik. Dështimi në një projekt presidencial nuk mund të përkthehet në lëvizje, e cila i intereson publikut të gjerë. Ndërkohë Nano ka qenë shumë i paqartë në qëndrimet e tij edhe për procesin presidencial. Ai e quajti antikushtetues kandidimin e Nishanit, pastaj vrapoi për ta përshëndetur zgjedhjen e tij. Nuk reagoi kur u zhvillua darka Rama- Meta, por kur u mbyll procesi, u kujtua që në atë darkë ishin shitur 4 dëshmorët e 21 Janarit. Ai vetë ishte deklaruar kohë më parë si shofer i Ilir Metës. Politika parimore kërkon koherencë. Koherenca i ka munguar Nanos nga 2005 a e këndej. Gjithsesi, ai është një politikan me përvojë që mund ti kapërcejë parimet dhe të formulojë komunikim tërheqës ndaj publikut. Por, në thelb, nuk ka shumë hapësirë morale për të dirigjuar një lëvizje që e bashkon apo e shëron të majtën. Besoj se është një lëvizje presioni dhe kaq”.

“Nano ka qenë i shkëputur nga interesat e gjera të socialistëve në vitet e fundit. Politika e Ramës nuk përbën dot justifikim që qëndrimet publike të Nanos të përktheheshin apo të përkthehen në investime pro qeveritare. Në disa qëndrime të tij kam vënë re një pasion për tu perceptuar si tradhtar e jo si besnik i socialistëve. Kujtoj përkrahjen publike të tij për kandidatin e PD-së më 2007- ën, legjitimimin e zgjedhjeve të 8 Majit 2011 apo konformimin me qeverinë në disa përplasje të rënda qeveri-opozitë. Momenti vetëm një vit para zgjedhjeve parlamentare për të shpallur platformë përjashtimi për kryetarin e zgjedhur në PS është tepër kompromentues dhe favorizon Kryeministrin aktual. Nano është një burrë shumë i zgjuar, por jo shumë i mençur. Prandaj dhe ai e humbi garën historike me Sali Berishën. Ndërkaq Nano ka qenë investitori kryesor në promovimin dhe strukturimin politik të LSI e Ilir Metës, po ashtu edhe të Edi Ramës. Dua të them që ai mban përgjegjësi për atë që ai pretednon se nuk shkon në funksionimin e të Majtës socialiste”.
Juve keni qenë i ashpër me të. Si e shikoni të ardhmen e Nanos në politikën shqiptare?
“Nano duhej të ishte zgjedhur President më 2007-ën. Kjo s'ndodhi për faj të tij dhe natyrisht të Edi Ramës në procesin propozues. Por kjo s’mund të ndodhte kurrë sa kohë në krye të PD është Sali Berisha. Para zgjedhjeve të 2005-ës i kërkova Nanos të shpallte publikisht se nuk do ishte kryeministri i ardhshëm dhe të promovonte një figurë tjetër. Nëse do më kishte dëgjuar mund të ishte zgjedhur President Republike, sepse e Majta do ishte në pushtet. Veprimet aktuale të Nanos bien ndesh me interesat e gjera të socialistëve. Nga ai kërkohen qëndrime më të pjekura dhe konstruktive në favor të bashkimit dhe ndarjes së mëtejshme të së Majtës”.
Fatos Nano, kurba e çuditshme e një vetë-kandidimi
19 prill, Nano vetëkandidohet
Në një intervistë për Sokol Ballën, Fatos Nano shpall ambicjen e tij për t’u zgjedhur president. Me këtë rast ai lëshon këto fraza, që sot tingëllojnë mjaft të largëta. “Unë besoj se nuk më takon mua të njoh ose të mos njoh titullarë apo liderë të partive politike të zgjedhur nga familjen përkatëse nga kam dalë edhe vetë. Unë e kam mirëpritur që kur mori teserën e PS. Pavarësisht se rrugët që kemi ndërtuar dhe që kanë qenë transparente për publikun janë kryqëzuar, por nuk kanë qenë të mbyllura. Natyrisht si pjesë të axhendës për ofertën time presidenciale do takoj edhe Edi Ramën”, shprehet Nano.
20 prill, takimi Nano-Meta
Në dalje të këtij takimi, kreu i LSI thotë se “Është kënaqësi për të qenë vazhdimisht në dialog me zotin Nano, një politikan i njohur, i cili ka afirmuar edhe vullnetin e tij për të kontribuar si kandidat për president. Në këtë drejtim, dua të theksoj se unë vlerësoj mesazhet e tij konstruktive në radhë të parë për t’i shërbyer një procesi pozitiv e shtetformuese”. Asnjë fjalë për përkrahjen e ambicjes së ish-kryeministrit.
26 prill, takimi Nano-Rama
Siç kishte premtuar, Nano është paraqitur në derën e partisë së tij në orën 11 të kësaj date. Dy orë takim me Ramën dhe Ruçin nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat konkret. “Folëm jo vetëm për platformën që unë kam paraqitur për gjetjen e zgjidhjes së një krize presidenciale, në funksion të një dinamike më prodhuese të punës që bën klasa politike dhe institucionet e Shqipërisë në funksion të integrimit,” tha Nano pasi doli nga takimi.
2 maj, takimi Nano-Idrizi
Përkrahje e tërthortë e Idrizit për Nanon. “Vlerësojmë faktin se presidenti duhet të jetë konsensual dhe me profil të lartë politik dhe publik. Vlerësojmë faktin që presidenti ka një platformë dhe profil të qartë. Ndaj ne vlerësojmë kontributin e Nanos dhe platformën e tij... Nano ka një vizion dhe platformë të qartë që garanton Shqipërinë në rrugën drejt integrimit,” thotë Idrizi.
3 maj, takimi Nano-Dule
Kreu i PBDNJ përkrah kandidaturën e Fatos Nanos për president. “E kemi mbështetur zotin Nano që në momentin e parë kur shpalli kandidaturën. Shpallja e saj ka gjeneruar një proces dhe një dialog është në zhvillim. Një jetë politike e tillë do i japë vendit zhvillimin e duhur,” tha Dule.
10 maj, takimi Berisha-Nano
Më në fund takimi mes dy politikanëve më të vjetër në Shqipëri ka ndodhur. Rreth 35 minuta diskutime të Nanos me kreun e Qeverisë cSali Berisha, nuk kanë sjellë asnjë element konkret për garën që kërkon të marrë ish-kryetari socialist. Berisha vijon të ngulë këmbë në faktin se maxhoranca ka kandidaturat e saj.
2 qershor, kërcënimi i parë i Nanos
Në një takim me Gramoz Ruçin, Nano kërcënon hapur se në rast moskandidimi nga ana e PS, do të nisë një lëvizje “për të çmontuar parazitizmin korruptiv dhe dështues të Ramës si opozitar fals dhe për ribashkimin e së majtës me apo pa Metën”.
3 qershor, sërish presion Ramës
Para takimit të parë Rama-Berisha, Nano lëshon një tjetër deklaratë të fortë. “Fatos Nano është i gatshëm dhe i vendosur që nëse do të pengohet arbitrarisht dhe pashpjegueshmërisht në mundësitë e tij për të garuar për President, atëherë do t`i vetëofrohet publikut dhe qytetarëve shqiptarë për të konkuruar me të gjithë Kryetarët e derisotëm për zgjedhjet e vitit 2013 bazuar në një alternativë të qartë vlerore”, thuhet në një deklaratë të zyrës së tij të shtypit.
5 qershor, Nano Berishës: mos më shih si instrument!
“Fatos Nano shpreh mirëbesimin dhe fton Kryeministrin Berisha që të mos shohë e as interpretojë tek Fatos Nano një instrument politik aktiv, por një politikan parësor e të sprovuar, një shtetar që ka shërbyer për shumë herë e vite në Krye të Qeverisë, një protagonist për shkak të rolit dhe modelit politik që ka përfaqësuar, duke iu dedikuar të përbashkëtës,”, thuhet në një deklaratë të kësaj date.
5 qershor, shfaqet fenomeni “dalëzots”
Hera e parë që përmendet kjo fjalë në daljet publike të Nanos. “Fatos Nano është dalëzots dhe nëse do të jetë President, ai do të jetë një President dalëzots”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Nano President.
7 qershor, thirrje socialistëve
“Eshtë në nderin tuaj si deputetë të PS, por është edhe në nderin e PS e të drejtuesve të saj aktualë që ta mbështesin kandidimin e Fatos Nanos për President të Republikes”, thotë deklarata e rradhës.
8 qershor, PSV ’91 sherr për Nanon
Ps një liste mbështetësish të Nanos në shtyp, reagon Petro Koçi. “Ky akt i bashkëpunuar me instrumente të kapur dhe të korruptuar politikisht në Bashkinë e Tiranës bie ndesh me integritetin dhe moralitetin e pretendimit të Fatos Nanos për të kandiduar në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës”, shprehet Koçi.
11 qershor, Rama: qeveria po luan me Nanon
Pak orë para se Bujar Nishani të zgjidhej president, Rama shprehet në media se Berisha po manipulon me Nanon. “Me Fatos Nanon qeveria po bën diversion dhe po tallet. Ne e kemi thënë me kohë dhe këtë ia kemi thënë në sy edhe Fatos Nanos, që mund ta konsideronim si kandidat, nëse do të ishte konsensual”, tha Rama.
11 qershor, Nano kundër Nishanit
“Një Ministër i kabinetit qeverisës nuk mund të kandidojë për President në rast se ai nuk ka dhënë më parë dorëheqjen. Dhe dorëheqja e tij ka vlerë ligjore vetëm pasi është pranuar me dekret nga Presidenti i Republikës, për t’u votuar nga Kuvendi. Gjithashtu Ministri kandidat për President e ka të pamundur sipas Kushtetutës që të votojë për veten në Kuvend në cilësinë e tij si deputet,” pretendoi zyra e shtypit e Lëvizjes Nano President.
11 qershor, pas 7 vjetësh Nano sulmon Berishën
“Sali Berisha dëshmoi e po dëshmon papërgjegjshmëri totale ndërsa ka rënë në nivelet meskine të lojërave të pushtetit dhe si partiak i devotshëm çmontoi e po çmonton, vendosi dhe po vendos në rrezik tejet serioz të gjitha shanset e Shqipërisë për zhvillim të qëndrueshëm, e të shëndetshëm, për integrimin europian dhe për partneritet dinjitoz euroatlantik. Sali Berisha u dëshmua i paaftë të sillet si shtetar, e si i tillë u dëshmua i paaftë për të vazhduar për ti udhëhequr shqiptarët në proceset e mëtejme integruese dhe zhvilluese”, thuhet në deklaratën e stafit të Nanos..
12 qershor, sulm Edi Ramës
Fatos Nano sulmon ashpër kreun e PS. “Ky paloKryetar ka guximin e më akuzon mua se qenkam përdorur si diversion dhe tallje nga qeveria, në një kohë kur Edi Rama rendi si batakçi nëpër natë me një torbë me ëndrra perverse kryeministrore drejt Gjirit të Lalzit, ku shiti brenda një nate 4 viktimat e 21 janarit, 26 viktimat e Gërdecit, zgjedhjet e 8 majit, zgjedhjet e 2009, grevën e urisë të dhjetëra deputetëve dhe socialistëve, e mijëra e mijëra sakrifica madhore që socialistët e mirë dhe të ndershëm kanë bërë për të”.
13 qershor, Nano: Do marr PS-në
Njoftohet zyrtarisht “Lëvizja Nano për fitoren e socialistëve” . Vetë Nano deklaron në shtyp se “kjo lëvizje do të orientojë fuqimisht elektoratin e majtë drejt një formule fituese me apo pa Edi Ramën. Nuk e përjashtoj objektivin e rimarrjes së drejtimit të PS, dhe në rast se Rama dhe struktura që ai drejton do ta pengojnë këtë gjë, ne do ta orientojmë të gjithë ushqimin elektoral të socialistëve dhe të së majtës drejt një liste tjetër, jo të Ramës”.
13 qershor, Rama: Nano, karrocier i dehur
Nuk vonon replika e Ramës. Kreu i PS thotë: “Mendoj që kjo farsë është një turp, është një turp i madh për njeriun që vetëm për pak ditë më parë vetëofrohej për të qenë kreu i shtetit shqiptar dhe pak ditë më pas shpalos një fjalor, që siç shkruan diku Ismail Kadareja, do e kishte zili çdo karrocier i dehur,”