Zbulohen raportet e Kongresit te SHBA per ‘97
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Faqja e internetit Wikileaks ka publikuar dje 3 raporte të Kongresit Amerikan për Shqipërinë që i referohen ngjarjeve të vitit 1997, por edhe për vitet 2005 e 2008. Sipas raporteve, gjatë trazirave janë vrarë 2 mijë persona, ndërsa kryengritja e armatosur udhëhiqej nga xhepat e rebelëve. Dokumentet konstatojnë se mjaft prej armëve të depove shqiptare kaluan edhe në Kosovë. “Gjatë rebelimit të vitit 1997, ushtria shqiptare u shpërbë, si dhe shumë rekrutë të saj u bashkuan me kryengritësit”, thuhet në raportet e zyrtarëve të Kongresit
Mijëra raporte të Kongresit Amerikan, të Shërbimit Kërkimor të Kongresit, kanë dalë në këtë website, ku tri prej tyre i dedikohen Shqipërisë. Këto raporte, ndonëse nuk janë përgatitur nga DASH, janë raporte të hartuara nga Kongresi për informimin e Komitetit të Jashtëm të Kongresit, por të cilësuara si sekrete. Në tri raportet për Shqipërinë evidentohen ngjarjet e vitit 2000, vitit 2008 para hyrjes në NATO, si dhe të vitit 2005. Në raportin e parë të vitit 2000, përshkruhet situata politike në Shqipëri për kongresmenët, raportet mes Shqipërisë e fqinjëve të saj, veçanërisht me Greqinë, ngjarjet e rënda të vitit 1997, si dhe raportet preferenciale mes Shqipërisë e SHBA-së. Në një pjesë të raportit përshkruhet një takim i ish-Kryeministrit Majko dhe Presidentit Mejdani në vitin 1999 në SHBA, si dhe vizita e parë e ish-Sekretares së Shtetit, Ollbrajt në Shqipëri, ku flitet edhe për "Shqipërinë e Madhe".
"Zyrtarët e administratës u takuan me Kryeministrin Majko në Uashington, në shkurt 1999 dhe me Presidentin Mejdani në prill, para takimit të 50-vjetorit të NATO-s. Administrata nuk mbështet një pavarësi formale për Kosovën apo konceptin e një Shqipërie të madhe. Gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri, në shkurt 2000, Sekretarja e Shtetit, Ollbrajt, shprehu falënderimet për popullin shqiptar, për mbështetjen e tyre ndaj NATO-s gjatë luftës në Kosovë dhe u zotua për mbështetjen e SHBA-së në kalimin e tranzicionit të Shqipërisë. Megjithatë, ajo paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin një "Shqipëri të madhe", dhe se çdo përpjekje për të zgjeruar kufijtë territorialë të Shqipërisë do të ishte një ftesë drejt dhunës", thuhet në këtë raport konfidencial.
Viti 2007
Raporti i Kongresit bën një përmbledhje të ngjarjeve të vitit 1997, por duke dhënë një informacion të përgjithshëm për ngjarjet. "Demonstratat antiqeveritare për humbjen e investimeve u kthyen në të dhunshme dhe u arrit deri në një kryengritje të armatosur, të udhëhequr nga xhepat e kryengritësve rebelë, të vendosur në jug të vendit. Më shumë se 2.000 persona u vranë në gjysmën e parë të 1997. Depot e armëve u kontrolluan prej tyre dhe vendi "notonte" në armë, shumë prej të cilave kaluan edhe në Kosovë. Gjatë rebelimit më 1997, ushtria shqiptare u shpërbë, si dhe shumë rekrutë të saj braktisën ushtrinë, duke u bashkuan me forcat rebele. Në vazhdën e krizës së 1997, artikuj të shtypit të rastit kanë zbuluar se ishin të shumtë elementët radikalë islamikë, që kishin krijuar rrjetet në Shqipëri. Terroristët e dyshuar nga Egjipti, Algjeria, Arabia Saudite ishin infiltruar në Shqipëri nën maskën e punës si fondacion fetar dhe ndihmë humanitare. Në 1998, qeveria shqiptare nisi një goditje kundër "parajsave" të dyshuara terroriste në Shqipëri. Raportohet se në qershor dhe korrik të '98-ës, në bashkëpunim me CIA-n, autoritetet shqiptare arrestuan islamikë të dyshuar si bashkëpunëtorët e Osama bin Laden. Për disa vite, Shqipëria ka qenë edhe një pikë tranziti për trafikun ndërkombëtar të drogës", thuhet në raport.
Marrëdhëniet me Greqinë
Raporti flet edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. "Marrëdhëniet me Greqinë kanë qenë të tendosura nga trajtimi i minoritetit grek në Shqipërinë jugore, frika e shqiptarëve për pretendimet greke lidhur me Shqipërinë e jugut, dëbimin pa ndërprerje të punëtorëve emigrantë shqiptarë nga Greqia dhe përleshje të rastit në kufi. Pas arritjes së pikës më të ulët në vitin 1993 dhe 1994, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë filluan të përmirësohen në 1995", shkruhet në raportin konfidencial të Kongresit.
Assange, ndër më të kërkuarit në botë
Kur mendoi të nxirrte informacionet sekrete, themeluesi i Wikileaks, Jualian Assange, e dinte se kjo do t'i sillte pasoja me ligjin, por nuk e kishte menduar kurrë se do ta rendiste përkrah terroristit Bin Laden, në listën e njerëzve më të kërkuar në botë. Kështu, pasi Suedia nxori mandatin për kapjen e tij mbi dyshimet për përdhunim, Interpoli vendosi pullën e kuqe pranë emrit të Assange, duke e bërë automatikisht super të kërkuar. Pas intervistës që dha një ditë më parë nga Londra, Assange është në kërkim nga policia britanike, e cila nuk po lë gur pa lëvizur për ta kapur.