KLSH: Dogana e Tiranes, evazion fiskal me vendet arabe dhe latine
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Lumë shkeljesh dhe abuzimi me ligjin janë gjetur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Doganën e Tiranës, gjatë inspektimeve të kryera në muajt mars-korrik 2010. Duke filluar që me mosmarrjen në konsideratë të rekomandimeve të dhëna nga KLSH-ja, niveli i ulët i realizimit të planit, e më tej, me procedurat e ndjekura me zhdoganimin e mallrave, e deri me rikuperimin e borxheve të prapambetura.
Raporti është publikuar së fundmi nga KLSH-ja dhe përmban një mori shkeljesh, më së shumti me praktikën e ndjekur për verifikimin e vlerës së mallrave të importuara nga vendet e Lindjes, arabe dhe të Amerikës Latine. “Nga kontrolli u konstatua se disa subjekte kanë importuar mallra të ndryshme, të cilat autoriteti doganor kompetent i ka zhdoganuar me çmim fature (transaksion), pa bërë asnjë ndërhyrje ligjore, kur për këto artikuj ka pasur çmime referuese të publikuar në Dosjen e Referimit të Vlerës doganore të mallrave”, - thuhet në raport.
KLSH-ja thotë se nuk janë zbatuar në mënyrë të plotë kërkesat e udhëzimit nr. 25, datë 30.11.2007 të Ministrisë së Financave, “Për procedurat e shqyrtimit të Vlerës Doganore, burimet e informacionit dhe afatet e publikimit të Dosjes me të Dhëna të Disponueshme, si dhe zhdoganimin e automjeteve e të pjesëve të këmbimit të tyre”. Më tej në raport konstatohet se, nuk janë mbajtur kurdoherë në vëmendje kërkesat e përshkruara në pikën 2 të këtij udhëzimi, ku përcaktohen qartë indikatorët mbi të cilët do të mbështetet analiza për pranimin ose jo të vlerës së transaksionit të deklaruar. KLSH-ja vë në dukje se pika 2.5 e udhëzimit bën fjalë për vendet e origjinës si Azia, Lindja e Largët, vendet arabe, zonat e lira (off-shor) dhe Amerika Latine, vende dhe rajone nga të cilat është kryer një pjesë e konsiderueshme e importeve të realizuara nëpërmjet kësaj dogane.
“Marrësi i mallrave ka historik shkeljesh, kurse vendi i ngarkimit nuk korrespondon me vendin dhe adresën e eksportuesit”, - janë disa nga faktet e përmendura në raportin e KLSH-së, referuar punës së kryer nga Dogana e Tiranës. Më tej vihet në dukje mungesa e deklaratave të eksportit nga vendi eksportues, dhe në rastet kur ato gjenden bashkëlidhur praktikës nuk janë origjinale, por fotokopje, pa vulë të njomë. Vlera e importit të mallrave nga këto vende, sipas KLSH-së, në shumë e raste është e dyshuar, madje deri dhe e falsifikuar, kjo sepse një pjesë e faturave (transaksioneve) nuk janë lëshuar nga prodhuesi, por nga zonat e lira (off-shor) dhe në këto kushte ato nuk mund të jenë origjinale dhe bindëse. “Fakti që gjatë periudhës së kontrollit nuk u paraqitën dokumente që të tregojnë për rastet e verifikimit në origjinë të faturave që kanë shoqëruar mallrat e importuara nga këto vende dhe rajone, tregojnë se është krejtësisht e pamundura që ato të verifikohen në origjinën e tyre nga strukturat e specializuara të administratës doganore”, - thuhet në raport.
Për këtë arsye, KLSH-ja deklaron se autoriteti doganor kompetent duhet të kishte marrë masa më të plota ligjore për të garantuar vlerën doganore të mallrave që janë importuar nëpërmjet kësaj dogane. “Nga kontrolli me zgjedhje i praktikave doganore import, rezulton një e ardhur e munguar në buxhetin e shtetit në vlerë prej ... lekë (shifra mungon në raport) për vitin 2008 dhe 2009”, - tregon Kontrolli i Lartë i Shtetit.