Zbarkon Franca, eshte edhe Benzema
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbollistët e Kombëtares së Francës, nën drejtimin e trajnerit Laurent Blank, kanë mbërritur dje pasdite në Shqipëri. Ata kanë zbritur në Aeroportin e Rinasit, dhe në masa të rrepta sigurie të marra nga policia shqiptare, madje të shoqëruar nga forca sigurie të ardhura nga Franca, kanë hipur në autobus për t’u larguar drejt një hoteli, aty ku janë akomoduar në prag të sfidës së të premtes përballë Kombëtares kuqezi.
Bashkë me ekipin ka qenë edhe sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, i cili, sipas “France Football”, është dëmtuar dje dhe nuk do të jetë në fushë ndaj kuqezinjve të premten. Po ashtu është mësuar se Kombëtarja e Francës ka anuluar stërvitjen e parashikuar për mbrëmjen e djeshme. Sot pasdite, është parashikuar konferenca e shtypit e trajnerit Blank dhe një stërvitje në stadiumin “Qemal Stafa”.